Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enbija — Ajet 83 (Shqip) — Video

El-Enbija • Ajet 83 nga 112 • Shqip


وَأَيُّوبَ إِذْ نَادَىٰ رَبَّهُ أَنِّي مَسَّنِيَ الضُّرُّ وَأَنْتَ أَرْحَمُ الرَّاحِمِينَ 83
Përkthim:
dhe (kujtoje) Ejubin kur iu lut Zotit të vet: “Mua, më ka goditur mjerimi, e Ti je më i mëshirshmi prje mëshiruesve!” El-Enbija 21:83
Tefsiri:
(Kujto)

Edhe Ejubin, kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: “Mua më ka gjetur një e keqe dhe Ti je më Mëshiruesi ndër mëshiruesit.” -

Tregoju atyre edhe për robin adhurues dhe Profetin Tonë, Ejubin duke nxjerë në pah virtytet e tij të larta dhe duke e lëvduar e nderuar kujtimin dhe gradat e tij! Allahu e sprovoi atë me një vështirësi shumë të madhe, por ai u tregua durimtar i pashembullt dhe i kënaqur me caktimin e Zotit. Përveç kësaj, edhe shejtani i mallkuar po e mundonte Ejubin në trup, si sprovë nga Allahu. Shejtani i mallkuar i fryu Ejubit në trup dhe atij iu hapën plagë të shumta, me të cilat ai lëngoi në shtrat për një kohë shumë të gjatë. Sprova u bë edhe më e dhimbshme me vdekjen e të gjithë familjes dhe me shkatërrimin e të gjithë pasurisë së tij. Por ky durimtar i pashembull përsëri i lutej Zotit me edukatë, duke thënë: “Mua më ka rënë një sprovë e madhe, kurse Ti je më Mëshiruesi ndër mëshiruesit.” Kështu, Ejubi kërkoi afrim me një mënyrë shumë të dashur për Allahun: së pari, duke i treguar dobësinë dhe gjendjen e tij nevojtare, iu ankua Allahut për dhimbjet e tij. Së dyti, duke përmendur një nga emrat dhe cilësitë e Zotit, si më i Mëshirshmi i të mëshirshmëve, sepse për mëshirë kishte nevojë. Prandaj Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes së tij:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enbija • Ajet 82 E ardhshme El-Enbija • Ajet 84