Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enbija — Ajet 84 (Shqip) — Video

El-Enbija • Ajet 84 nga 112 • Shqip


فَاسْتَجَبْنَا لَهُ فَكَشَفْنَا مَا بِهِ مِنْ ضُرٍّ ۖ وَآتَيْنَاهُ أَهْلَهُ وَمِثْلَهُمْ مَعَهُمْ رَحْمَةً مِنْ عِنْدِنَا وَذِكْرَىٰ لِلْعَابِدِينَ 84
Përkthim:
E, iu gjegjëm Na atij dhe ia larguam mjerimin që kishte ai, dhe ia dhamë atij familjen e tij, dhe krahas tyre – edhe aq (ia dyfishuam familjen) nga mëshira Jonë, që kjo të jetë këshilë për ata që Na adhurojnë. El-Enbija 21:84
Tefsiri:

Ne iu përgjigjëm atij, ia larguam ato vuajtje dhe ia bëmë familjen e tij dyfish nga Mëshira Jonë. -

Ejubi goditi tokën me këmbë dhe menjëherë prej saj buroi ujë i ftohtë, nga i cili ai u la dhe piu. Kështu Allahu i Madhëruar ia largoi të keqen, që e kishte zënë dhe munduar për një kohë të gjatë. Përveç kësaj, Allahu thotë: “ia dyfishuam familjen, nga mëshira Jonë.” Zoti i dhuroi familje e pasuri edhe më të madhe nga ajo që e kishte humbur. Ai i dhuroi më shumë pasardhës nga ata që iu larguan nga kjo botë. E gjitha kjo ishte, sikurse thotë Allahu i Madhëruar: “...nga mëshira Jonë.” Kështu e mëshiroi Zoti, sepse Ejubi bëri durim dhe u kënaq me caktimin e Tij. Zoti i dha një shpërblim të shpejtë që në këtë jetë, para shpërblimit të ahiretit, që sigurisht do të jetë shumë herë më i madh.

Ne e bëmë atë si kujtim për të gjithë adhuruesit

(e devotshëm). - Ky është shembulli që duhet të shohin adhuruesit e Allahut. Janë pikërisht adhuruesit, që mund të përfitojnë nga mësimet e Allahut. Kur ata shohin se si Allahu e sprovoi Ejubin (a.s.), dhe pastaj ia largoi të keqen dhe e shpërbleu me bujari, kuptojnë se shkak për këtë fund ishte durimi, ky virtyt kaq i lartë dhe i rëndësishëm për të qenë adhurues e rob i Rrahmanit. Allahu e lëvdon Ejubin pikërisht për këtë veti: “Ne e gjetëm atë të durueshëm. Sa rob i mirë ishte ai! Ai ishte i kthyer te Zoti.” [Sad 44]. Të gjithë adhuruesit e sinqertë e kanë Ejubin si shembull për durimin dhe nënshtrimin e tij plot përvuajtje e përulësi para Allahut, sa herë që sprovohen me halle e vuajtje.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enbija • Ajet 83 E ardhshme El-Enbija • Ajet 85