Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Haxh — Ajet 27 (Shqip) — Video

El-Haxh • Ajet 27 nga 78 • Shqip


وَأَذِّنْ فِي النَّاسِ بِالْحَجِّ يَأْتُوكَ رِجَالًا وَعَلَىٰ كُلِّ ضَامِرٍ يَأْتِينَ مِنْ كُلِّ فَجٍّ عَمِيقٍ 27
Përkthim:
dhe ftoi njerëzit në haxhillëk, do të vijnë ata ty – në këmbë dhe (duke shaluar) në çfarëdo deve; duke ardhur prej të gjitha viseve të largëta, El-Haxh 22:27
Tefsiri:

Thirr ndër njerëz për haxh:... -

Lajmëroi dhe ftoji njerëzit për të kryer haxhin! Mësoji të afërtit dhe të largëtit se haxhi është detyrë dhe tregoju atyre për vlerën dhe shpërblimin e tij të lartë. Nëse i fton, ata kanë për të ardhur në këmbë të kryejnë haxhin dhe umren, nga malli e dëshira e madhe për këtë adhurim.

... ata do të vijnë në këmbë e

(hipur)

në deve të rraskapitura ngaqë vijnë prej rrugëve të thella e vendeve të largëta,... -

Do të vijnë edhe nga vendet e largëta hipur mbi deve e kafshë të tjera, për në vendin më të nderuar në Tokë. Dhe, në fakt, Halili i Rahmanit (Ibrahimi) e kreu këtë detyrë që ia ngarkoi Zoti i tij. Këtë detyrë e vazhdoi dhe e përkreu edhe pasardhësi i tij, Muhamedi (a.s), i cili i ftoi njerëzit për kryerjen e haxhit në Qabe. Ata e kryen me besnikëri këtë detyrë, duke u bërë realitet ajo që Zoti lajmëroi. Njerëzit nisen drejt Qabes në këmbë dhe hipur nga viset e largëta të lindjes dhe të perëndimit. Më pas, Allahu i Madhëruar përmend dobitë e vizitës së Shtëpisë së Shenjtë, duke nxitur për këtë gjë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Haxh • Ajet 26 E ardhshme El-Haxh • Ajet 28