Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Haxh — Ajet 28 (Shqip) — Video

El-Haxh • Ajet 28 nga 78 • Shqip


لِيَشْهَدُوا مَنَافِعَ لَهُمْ وَيَذْكُرُوا اسْمَ اللَّهِ فِي أَيَّامٍ مَعْلُومَاتٍ عَلَىٰ مَا رَزَقَهُمْ مِنْ بَهِيمَةِ الْأَنْعَامِ ۖ فَكُلُوا مِنْهَا وَأَطْعِمُوا الْبَائِسَ الْفَقِيرَ 28
Përkthim:
që të prezentojnë në dobitë e tyre dhe të përmendin emrin e Perëndisë në ditët e njohura (të therrjes së kurbanit) – të shtazëve me të cilat i ka furnizuar Ai. E, hani nga ato (mishin) dhe ushqeni nevojtarin e varfër! El-Haxh 22:28
Tefsiri:

... për të parë të mirat që u janë falur atyre... -

Ata e bëjnë këtë vizitë në Shtëpinë e Zotit, që të arrijnë atje mirësi të shumta fetare, përmes disa adhurimeve të veçanta, që nuk mund të kryen në asnjë vend tjetër. Por ata përfitojnë edhe të mira të kësaj bote, përmes tregtisë e mundësive që ofron udhëtimi e njohja me njerëz nga e gjithë bota. Ky është një realitet që të gjithë e shohin.

... dhe për të madhëruar emrin e Allahut në ditë të caktuara për bagëtitë të cilat Ai ua ka dhënë

(për kurban). - Kjo është mirësi edhe fetare, edhe jofetare. Njerëzit duhet të përmendin emrin e Allahut gjatë therjes së kurbaneve, në shenjë mirënjohjeje për Allahun, që ua ka dhuruar ato begati dhe i ka lehtësuar për ta. Pasi t’i therin me emrin e Allahut, atëherë të ushqehen vetë me to dhe le të ushqejnë gjithashtu të varfërit:

Hani pra prej tyre

(kurbaneve)

dhe ushqeni të varfrin dhe nevojtarin. -

Kujdesuni dhe ndihmoni kategoritë në nevojë. Jini bamirës ndaj tyre, ashtu siç ka qenë Zoti me ju.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Haxh • Ajet 27 E ardhshme El-Haxh • Ajet 29