Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Haxh — Ajet 29 (Shqip) — Video

El-Haxh • Ajet 29 nga 78 • Shqip


ثُمَّ لْيَقْضُوا تَفَثَهُمْ وَلْيُوفُوا نُذُورَهُمْ وَلْيَطَّوَّفُوا بِالْبَيْتِ الْعَتِيقِ 29
Përkthim:
Pastaj, le të heqin ndotësirat nga trupi i tyre dhe le t’i kryejnë zotimet e tyre dhe le të vizitojnë (le të sillen rreth e rrotull) Faltorës së lashtë (të nderuar). El-Haxh 22:29
Tefsiri:

Pastaj le të plotësojnë ritet e tyre,... -

Pasi të përfundojnë adhurimet, mund të largojnë prej vetes papastërtitë dhe kufizimet, që i kishin gjatë ihramit.

... le t’i përmbushin premtimet e veta

(ndaj Zotit)... - Të përmbushin zotimin për kryerjen e haxhit, umres dhe kurbaneve.

... dhe le të sillen

(bëjnë tauaf)

rreth Shtëpisë së Lashtë. -

Të bëjnë tavafin në këtë Shtëpi të Vjetër, e cila është absolutisht xhamia më e mirë. Ajo xhami është e mbrojtur nga e keqja e tiranëve. Ky është urdhër për të kryer tavafin në veçanti, pas urdhrit të përgjithshëm për të kryer adhurime. Kjo porosi e veçantë për tavafin bëhet për të treguar rëndësinë dhe vlerat e mëdha të këtij riti. Ai është riti kyç i haxhit dhe të gjitha adhurimet e tjera gjatë haxhit të çojnë drejt tij. Mbase, kjo porosi e veçantë është bërë edhe për një arsye tjetër: tavafi është ligjëruar të kryhet në çdo kohë të vitit, edhe pa qenë i lidhur me adhurimet e haxhit dhe të umres.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Haxh • Ajet 28 E ardhshme El-Haxh • Ajet 30