Jini të sinqertë në besimin tek Allahu,... -
Hunefâe lil-lâhidomethënë: të sinqertë e të përkushtuar në besimin dhe adhurimin e Allahut si Një i Vetëm, duke u larguar nga adhurimi i gjithçkaje tjetër.... dhe mos i bëni Atij shok! -
Urdhërohet për përkushtim në adhurimin e një Zoti të vetëm me sinqeritet, duke u larguar nga shirku.Kush i bën shok Allahut, është sikur ai të ketë rënë nga qielli e ta kenë rrëmbyer shpendët
(grabitqarë), ose sikur ta ketë rrëmbyer era e ta ketë hedhur në ndonjë vend të humbur. -
Kush i bën shok Zotit i ngjan atij që, duke rënë nga qielli, e rrëmbejnë zogjtë menjëherë, ose e hedh furtuna shumë larg. I tillë është idhujtari. Imani është si qielli i lartë dhe i ruajtur. Kush e braktis ose e refuzon imanin është si ai që bie nga ky qiell poshtë dhe iu dorëzohet dënimeve. Atë do ta rrëmbejnë zogjtë e ta bëjnë copa copa. Ky është mohuesi dhe idhujtari, i cili e braktis dhe e refuzon imanin e pastër. Atë e rrëmbejnë shejtanët nga çdo anë dhe e copëtojnë, duke ia shkatërruar fenë dhe jetën e tij.