Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Haxh — Ajet 32 (Shqip) — Video

El-Haxh • Ajet 32 nga 78 • Shqip


ذَٰلِكَ وَمَنْ يُعَظِّمْ شَعَائِرَ اللَّهِ فَإِنَّهَا مِنْ تَقْوَى الْقُلُوبِ 32
Përkthim:
Po, kështu është kjo. E, kush respekton dispozitat e Perëndisë (kurbanin), ky (respektim) është prej zemrave të tyre që i druajnë Perëndisë. El-Haxh 22:32
Tefsiri:

Ja, kështu. Kush madhëron Simbolet e

(fesë së)

Allahut, kjo është shenjë e devotshmërisë së zemrave. -

Të gjitha këto që u përmendën duhen zbatuar, dhe kjo është prej madhërimit të shenjave të Allahut. Shenjtëri dhe shenja të Allahut janë simbolet e dukshme të fesë. Të tilla p.sh. janë të gjitha ritet e adhurimeve, sikurse thotë Allahu i Madhëruar: "Vërtet, Safa dhe Merua janë nga simbolet e Allahut." [Bekare 158]. Kështu konsiderohen edhe kurbanet, që bëhen pranë Shtëpisë së Shenjtë, Qabes. E përmendëm edhe më parë se madhërimi i këtyre shenjave do të thotë: respektimi i tyre, përkushtimi në realizimin e tyre në mënyrën më të plotë, me aq sa ka mundësi njeriu. Kështu për shembull, në lidhje me kurbanët, respekti i këtij riti shprehet duke u kujdesur për ushqimin dhe shëndoshjen e kafshëve, që të jenë gati për kurban duke qenë të plota në çdo apekt. Nuk ka dyshim se madhërimi i shenjtërive të Zotit është tregues i devotshmërisë së zemrës. Ai që i madhëron dhe respekton këto shenjtëri paraqet provë të qartë se në zemrën e tij ka devotshmëri dhe se imani i tij është i pastër, i saktë e korrekt, pasi respektimi i tyre tregon se njeriu e madhëron dhe i frikësohet Zotit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Haxh • Ajet 31 E ardhshme El-Haxh • Ajet 33