Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Haxh — Ajet 33 (Shqip) — Video

El-Haxh • Ajet 33 nga 78 • Shqip


لَكُمْ فِيهَا مَنَافِعُ إِلَىٰ أَجَلٍ مُسَمًّى ثُمَّ مَحِلُّهَا إِلَى الْبَيْتِ الْعَتِيقِ 33
Përkthim:
Ju keni nga ato (kafshët) dobi deri në kohë të caktuar; pastaj, vendi i tyre (i therrjes) është te Faltorja e lashtë. El-Haxh 22:33
Tefsiri:

Ju përfitoni nga ato

(kafshët e shenjuara për kurban)

për një kohë të caktuar, e vendi i i kurbanit është afër shtëpisë së lashtë. -

Nga kafshët që keni zgjedhur për kurban, qofshin ato deve apo dele, ju keni shumë dobi, sepse i shfrytëzoni e përfitoni prej tyre deri në kohën kur i bëni kurban. Ju mund t’i përdorni ato si kafshë shpine dhe për qumësht, pa i dëmtuar si kafshë kurbani. Kur shkojnë në vendin e caktuar për kurban, ato theren. Vendi ku bëhet kurbani është një vend i shenjtë, si Minaja etj. Pasi bëhen kurbanet, besimtarët hanë vetë prej mishit të tyre dhe dhurojnë ose ushqejnë me të nevojtarët dhe të varfërit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Haxh • Ajet 32 E ardhshme El-Haxh • Ajet 34