Sa e sa fshatra keqbërësish kemi goditur,... -
Jaë të shumtë popujt që Ne i shkatërruam me ndëshkime të rënda e poshtërim që në jetën e dynjasë. Ata e merituan këtë, sepse ishin keqbërës dhe të zhytur në padrejtësi, që refuzonin besimin te Zoti dhe profetët e Tij. Ndëshkimi i Zotit nuk ishte aspak i padrejtë ndaj tyre. Pas këtij ndëshkimi të drejtë, vendbanimet e tyre u shkretuan, siç thotë Zoti:... që janë rrënuar tërësisht. -
Ndërtesat, kështjellat e muret e tyre u shembën nga themelet. Ato që kishin qenë dikur aq të shndritshme e madhështore, me jetë plot kënaqësi e gjallëri, u shndërruan në gërmadha të frikshme e të braktisura.Puset janë braktisur e pallatet e larta janë shkretuar. -
Ishin sa e sa burime e puse me ujë të freskët, ku njerëzit dhe kafshët e tyre shkonin për të pirë, ndërsa tashmë nuk ka kush shkon më atje, madje edhe burimet kanë shteruar. Ishin ndërtuar pallate e kështjella të bukura e madhështore, por kur erdhi ndëshkimi i Zotit, ato nuk u vlejtën aspak, madje u shkatërruan e u shndërruan në gërmadha. Kjo u bë që të shërbejë si mësim për të mençurit, që meditojnë rreth tyre. Më pas, Allahu i Madhëruar i fton adhuruesit e Tij që të udhëtojnë nëpër tokë, që të shohin dhe të nxjerrin mësime. Ai thotë: