Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Haxh — Ajet 46 (Shqip) — Video

El-Haxh • Ajet 46 nga 78 • Shqip


أَفَلَمْ يَسِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَتَكُونَ لَهُمْ قُلُوبٌ يَعْقِلُونَ بِهَا أَوْ آذَانٌ يَسْمَعُونَ بِهَا ۖ فَإِنَّهَا لَا تَعْمَى الْأَبْصَارُ وَلَٰكِنْ تَعْمَى الْقُلُوبُ الَّتِي فِي الصُّدُورِ 46
Përkthim:
Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë e të kenë zemra me të cilat të kuptojnë dhe vesh që të dëgjojnë? Me të vërtetë, nuk i kanë sytë e verbër (në këto gjëra), por u janë të verbëra zemrat e tyre, që i kanë në krahëror. El-Haxh 22:46
Tefsiri:

A nuk udhëtojnë ata nëpër tokë, që zemrat e tyre të mund të mësojnë urtësinë dhe veshët e tyre të mund të dëgjojnë

(të mirën)?! - Pse nuk udhëtojnë ata me zemrat dhe trupin e tyre? Allahu i nxit të udhëtojnë me zemrat e tyre, që të kuptojnë shenjat e Tij dhe të meditojnë, për të nxjerrë mësimet që do Ai. Le të dëgjojnë edhe historitë e popujve të shkuar të ndëshkuar nga Zoti. Udhëtimi vetëm me qëllimin për të parë me sy e dëgjuar me veshë dhe lodhja trupore pa vënë në përdorim meditimin dhe pa përfituar mësime, është diçka e padobishme, që nuk sjell mirësitë e synuara.

Vërtet, nuk verbohen sytë, por verbohen zemrat në kraharor. -

Verbëria që dëmton e njeriun tek feja është verbëria e zemrës, që e pengon atë të shohë të vërtetën, ashtu si verbëria e syve nuk e lë njeriun që të shohë botën, por verbëria e syve është thjesht një sprovë e kësaj jete.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Haxh • Ajet 45 E ardhshme El-Haxh • Ajet 47