Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Haxh — Ajet 60 (Shqip) — Video

El-Haxh • Ajet 60 nga 78 • Shqip


ذَٰلِكَ وَمَنْ عَاقَبَ بِمِثْلِ مَا عُوقِبَ بِهِ ثُمَّ بُغِيَ عَلَيْهِ لَيَنْصُرَنَّهُ اللَّهُ ۗ إِنَّ اللَّهَ لَعَفُوٌّ غَفُورٌ 60
Përkthim:
Po, kështu është kjo! Kush dënon aq sa është dëmtuar ai me të, e pastaj përsëri i bëhet zullum atij, Perëndia, me siguri, do ta ndihmojë atë. Me të vërtetë, Perëndia është shlyes i mëkateve dhe falës. El-Haxh 22:60
Tefsiri:

Ja, kështu

(do të jetë). Dhe kush e kërkon shpagimin me të njëjtën masë, me të cilën është dëmtuar dhe pastaj përsëri i bëhet padrejtësi, Allahu patjetër do ta ndihmojë atë. -

Kështu është ligji i drejtë. Çdokush të cilit i është bërë padrejtësi dhe krim, ka të drejtën të kërkojë dënimin e agresorit me të njëjtën mënyrë dhe masë që e ka dëmtuar. Nëse do të drejtën, nuk i kërkohet llogari. Nëse i bëhet sërish padrejtësi, Allahu ka për ta ndihmuar, sepse atij i është bërë e padrejtë. Gjithashtu, është e palejueshme që të merret në përgjegjësi për shkak se e kërkon hakun e vet. Mendohu pak! Allahu i Madhëruar premton se do ta ndihmojë atë njeri që i bëhet padrejtësi pasi ka vënë në vend drejtësinë duke marrë hakun e vet. Kjo tregon se, nëse dikujt i është bërë padrejtësi dhe ai nuk e ka marrë hakun, Allahu ka për ta ndihmuar edhe më shumë se rasti i parë.

Allahu është Mbulues i gjynaheve dhe Falës i Madh. -

Allahu është Falës i madh ndaj atyre që janë gabimtarë dhe nuk nxitohet në ndëshkimin e tyre. Nëse shprehin pendimin e sinqertë e rregullohen, Ai ua fal dhe i mbulon gabimet e tyre, madje i fshin fare edhe gjurmët e ndikimin e tyre të keq tek njeriu. Ky është një atribut i përhershëm i Allahut. Mbi këtë falje janë ndërtuar edhe marrëdhëniet e Tij me njerëzit, në të gjitha kohët dhe gjendjet e tyre. Falja dhe mbulimi i gjynaheve është një portë e hapur për këdo që pendohet e do që të kthehet tek Zoti i tij i nënshtruar. Atëherë, edhe ju o njerëz që ju është bërë padrejtësi, duhet të shkoni drejt faljes e tolerancës, që Allahu t'ju falë e mëshirojë. Tregohuni falës ndaj njerëzve, ashtu siç dëshironi që Allahu t’ju falë ju!
Shko te videoja e plotë e sures