Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Haxh — Ajet 61 (Shqip) — Video

El-Haxh • Ajet 61 nga 78 • Shqip


ذَٰلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ يُولِجُ اللَّيْلَ فِي النَّهَارِ وَيُولِجُ النَّهَارَ فِي اللَّيْلِ وَأَنَّ اللَّهَ سَمِيعٌ بَصِيرٌ 61
Përkthim:
Po, kështu është kjo! E, Perëndia, me të vërtetë, e shtie natën në ditë, e ditën në natë (e ndërron gjatësinë në mes tyre), dhe Perëndia, i dëgjon dhe i sheh të gjitha. El-Haxh 22:61
Tefsiri:

Ja, kështu

(do të jetë)

, sepse Allahu është Ai që e fut natën te Dita dhe Ai që e fut Ditën te Nata

(duke shkurtuar herë njërën e herë tjetrën)... - Ai që bëri për ju këto ligje e dispozita të drejta dhe të mrekullueshme, është po Ai që kujdeset për krijesat dhe rregullon çështjet e tyre me ligjet e krijimit dhe të përcaktimit të Tij. Ai e fut natën në ditë dhe e fut ditën në natë. Ai e sjell ditën pas natës dhe natën pas ditës. Herë e zgjat njërën dhe shkurton tjetrën, e herë të kundërtën. Si pasojë e kësaj, formohen stinët. Kështu u dhuroi i Lartësuari krijesave mirësitë e natës dhe të ditës, të diellit dhe të hënës. Pa dyshim, këto janë nga mirësitë më të bukura për krijesat, madje janë domosdoshmëri për jetën e tyre.

... dhe sepse Allahu është Ai që dëgjon dhe sheh gjithçka. -

Ai i dëgjon të gjitha zërat, me gjithë ndryshimet e gjuhëve dhe larmishmërinë e nevojave. Ai është Basir - Gjithëshikues. Ai i sheh hapat e asaj milingonës së zezë, që ecën poshtë një shkëmbi të zi, në një natë të errët. “Allahu e di çfarë bart çdo femër dhe çfarë pakëson e çfarë shton barku i tyre. Tek Ai çdo gjë është me masë të caktuar. Ai e di të padukshmen dhe të dukshmen. Ai është i Madhi dhe i Lartësuari. Për Atë është njëlloj nëse dikush e fsheh fjalën, apo e shpreh atë haptazi, nëse vepron fshehtas natën, apo vepron haptazi ditën.” [Ra'd 8 - 10].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Haxh • Ajet 60 E ardhshme El-Haxh • Ajet 62