Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Haxh — Ajet 62 (Shqip) — Video

El-Haxh • Ajet 62 nga 78 • Shqip


ذَٰلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ هُوَ الْحَقُّ وَأَنَّ مَا يَدْعُونَ مِنْ دُونِهِ هُوَ الْبَاطِلُ وَأَنَّ اللَّهَ هُوَ الْعَلِيُّ الْكَبِيرُ 62
Përkthim:
Po, kështu është kjo! Që Perëndia, me të vërtetë, është Ai, që ekziston, e që, të gjitha ato që ata i adhurojnë, përpos Tij, janë të paekzistueshme. Dhe, padyshim, Perëndia është i lartësuar dhe i madh. El-Haxh 22:62
Tefsiri:

Ja, kështu

(do të jetë)

, sepse Allahu, Ai është i Vërteti ... -

Ai që vendosi ligjet e fesë dhe ligjet e krijimit dhe të përcaktimit, Ai është i vetmi i Adhuruar me meritë. Ai është El Hak- i Vërteti, që kurrë nuk zhduket. Ai është i Pari, para të Cilit nuk ka gjë. Ai është i Fundmi, pas së Cilit nuk ka gjë. Ai është i Plotë, Absolut në emrat dhe atributet e Tij. Ai është i vërteti në premtimet e Tij. Premtimi i Tij është i vërtetë, takimi i ringjalljes për llogarinë e drejtë para Tij është i vërtetë, feja e Tij është e vërteta, dhe vetëm adhurimi i përkushtuar Atij është i vërtetë, i dobishëm dhe që do të mbetet përgjithmonë.

... dhe se ata, të cilëve u luten përveç Tij janë veçse gënjeshtër e kotë. -

Çdo gjë tjetër që injorantët adhurojnë, si puta, idhuj, kafshë e sende, është e kotë në vetvete. Adhurimi i përkushtuar këtyre gjëave është gjithashtu i kotë dhe i dënueshëm. Ai nuk të sjell asnjë dobi, sepse u përkushtohet gjërave që janë të destinuara të shkatërrohen e të zhduken. Pra, i kotë është adhurimi i tyre dhe i keq është përfundimi ku ata të çojnë.

Allahu është Ai, i Lartësuari, i Madhëruari. -

Allahu është i Lartësuari në Veten e Tij. Ai është lart të gjitha krijesave. Ai është i Lartësuar, me cilësitë dhe atributet e Tij. Ai ka nënshtruar të gjitha krijesat e Tij. Ai është më i Madhëruari me emrat, cilësitë dhe veprat e tij madhështrore. Tregues i madhështisë e ngadhënjimit të Allahut është edhe fakti që, Ditën e Gjykimit, Toka do të jetë në grushtin e Tij, ndërsa qiejt do të shpalosen në të djathtën e Tij. Tregues i krenarisë së Tij është fakti që Kursia e Tij ka përfshirë qiejt dhe Tokën. Ai është Ngadhënjimtari dhe i Madhëruari, sepse të gjitha krijesat janë në Dorën e Tij dhe të nënshtruar para pushtetit të tij. Asnjë nga krijesat nuk mund të veprojë pa lejen e Tij. Çdo gjë lëviz ose qëndron në prehje veçse me lejen dhe dëshirën e Allahut. Vërtetësinë dhe kuptimin e plotë të krenarisë dhe madhështisë së Allahut nuk e di askush, as ndonjë melek i afërt me Të dhe as ndonjë profet. Allahu është i emërtuar e i cilësuar me çdo emër e cilësi të madhështisë e krenarisë. Atij i takon grada më e lartë e të gjitha cilësive të plota. Pjesë treguese e krenarisë e madhështisë së Allahut është edhe fakti se të gjitha adhurimet e banorëve të qiellit dhe të tokës bëhen veçse për shkak të madhërimit, lartësimit e lavdërimit të Tij. Për këtë arsye, tekbiri “Allahu Ekber” është vendosur si simbol dallues i adhurimeve më të mëdha në Islam, siç janë namazi, haxhi etj.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Haxh • Ajet 61 E ardhshme El-Haxh • Ajet 63