Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Haxh — Ajet 70 (Shqip) — Video

El-Haxh • Ajet 70 nga 78 • Shqip


أَلَمْ تَعْلَمْ أَنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ مَا فِي السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ ۗ إِنَّ ذَٰلِكَ فِي كِتَابٍ ۚ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرٌ 70
Përkthim:
A nuk din ti, se Perëndisë – i është e njohur çdo gjë që gjendet në qiej e në Tokë? Të gjitha këto janë (shënuar) në Libër. Me të vërtetë, të gjitha këto, për Perëndinë janë lehtë. El-Haxh 22:70
Tefsiri:
A nuk e ke ditur se Allahu di për gjithçka që është në qiell e në tokë? E gjithë kjo është e shënuar në Libër dhe kjo është shumë e lehtë për Allahun. -

Atij nuk mund t’i fshihet asgjë prej kësaj gjithësie, qoftë çështje e dukshme dhe e shfaqur, qoftë e fshehur dhe e padukshme, qoftë e shkuara, qoftë edhe e ardhme. Këtë dituri absolute e gjithëpërfshirëse Allahu i Madhëruar e ka shkruar në librin Leuhi Mahfudh, që kur krijoi lapsin. Ai i tha lapsit: “Shkruaj!” Lapsi tha: "Çfarë të shkruaj?” - Zoti tha: “Shkruaj gjithçka që do të jetë (ndodhë) deri Ditën e Kijametit!” Edhe pse ju nuk e përfytyroni dot këtë lloj diturie, për Zotin është e thjeshtë që të përfshijë në diturinë e Tij gjithçka dhe ta shkruajë këtë në një libër, fiks ashtu siç ndodh në realitet.
Shko te videoja e plotë e sures