Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Haxh — Ajet 71 (Shqip) — Video

El-Haxh • Ajet 71 nga 78 • Shqip


وَيَعْبُدُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ مَا لَمْ يُنَزِّلْ بِهِ سُلْطَانًا وَمَا لَيْسَ لَهُمْ بِهِ عِلْمٌ ۗ وَمَا لِلظَّالِمِينَ مِنْ نَصِيرٍ 71
Përkthim:
Dhe, adhurojnë përpos Perëndisë – (atë), të cilën, Ai nuk u ka dërguar atyre asnjë argument, dhe për atë, që ata nuk kanë kurrfarë dijenie. E, zullumqarët, nuk kanë kurrfarë ndihmësi. El-Haxh 22:71
Tefsiri:
Ata (idhujtarët)

adhurojnë përveç Allahut idhuj për të cilët nuk u ka ardhur kurrfarë fakti dhe për të cilët nuk kanë kurrfarë dijeje. -

Allahu i Madhëruar përmend gjendjen e mjerë të idhujtarëve, të cilët adhurojnë putat. Ai na tregon se gjendja e tyre është më e shëmtuara e mundshme, sepse ata nuk kanë asnjë provë ku të mbështeten për ato që bëjnë. Ata nuk kanë asnjë lloj diturie, por është thjesht një pasim i verbër i të parëve të tyre, që ishin të humbur. Mund të ndodhë që njeriu të mos ketë dituri për diçka që bën, por në fakt mund të ketë prova për të, dhe ai nuk i di. Por, në këtë rast, Allahu i Madhëruar e mohon edhe këtë mundësi. Pra, këta të mjerë nuk kanë asnjë argument nga Zoti që të tregojë se idhujtaria e tyre është e lejuar. Madje, Allahu i Madhëruar, në çdo shpallje që u ka sjellë njerëzve, ka zbritur argumente të prera që tregojnë për ndalimin dhe kotësinë e shirkut. Pastaj i Madhëruari kërcënon keqbërësit, të cilit e refuzojnë me inat e kryeneçësi të vërtetën:

Për ata që bëjnë padrejtësi nuk ka asnjë ndihmëtar. -

Nuk ka asnjë që t’i ndihmojnë e t’i shpëtojë ata nga ndëshkimi i Allahut, kur të godasë dhembshëm mbi ta.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Haxh • Ajet 70 E ardhshme El-Haxh • Ajet 72