Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mu'minun — Ajet 11 (Shqip) — Video

El-Mu'minun • Ajet 11 nga 118 • Shqip


الَّذِينَ يَرِثُونَ الْفِرْدَوْسَ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ 11
Përkthim:
të cilët, do ta trashëgojnë (xhennetin) Firdeusin. Ata, do të banojnë përherë në të. El-Mu'minun 23:11
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Mu'minun 23:10

Këta janë trashëgimtarët e vërtetë, që do ta trashëgojnë Xhenetin Firdeus... -

Firdeusi është Xheneti më i lartë, më i bukur dhe qëndron mu në mes të të gjithë xheneteve. Ky është shpërblimi për këta fatlumë, sepse ata kanë cilësitë më të larta e më të mira. Por emri Firdeus mund të tregojë të gjithë Xhenetin, dhe kështu ky është një premtim për të gjithë besimtarët, e të gjitha gradave qofshin. Secili do të jetë në nivelin dhe gradën që i takon, sipas veprave që ka bërë.

...dhe aty do të jenë përgjithmonë. -

Ata kurrë nuk do të largohen nga ai dhe as nuk kanë për të kërkuar të largohen, sepse atje janë vendosur të gjitha llojet e kënaqësive e mirësive në formën më të plotë dhe të bukur. Gjithashtu, ato mirësi arrihen pa asnjë vështirësi e lodhje.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mu'minun • Ajet 10 E ardhshme El-Mu'minun • Ajet 12