Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mu'minun — Ajet 12 (Shqip) — Video

El-Mu'minun • Ajet 12 nga 118 • Shqip


وَلَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنْسَانَ مِنْ سُلَالَةٍ مِنْ طِينٍ 12
Përkthim:
Me të vërtetë, Na e kemi krijuar njeriun praj baltës (thelbit të tokës), El-Mu'minun 23:12
Tefsiri:

Ne e krijuam njeriun prej një balte të përzgjedhur

(nga e gjithë toka). - Në këto ajete, Allahu i Madhëruar na tregon fazat e krijimit të njeriut, nga fillesat e tij deri kur të përfundojë. Në fillim përshkruhet krijimi i babait të llojit njerëzor, Ademit (a.s). Ai u krijua, siç thotë Zoti: "...prej një balte të përzgjedhur (nga e gjithë Toka)." Ajo baltë u mor nga të gjitha llojet e tokës, prandaj edhe njerëzit më vonë do të dilnin të ndryshëm, si llojet e tokës. Disa prej tyre janë të mirë, por ka edhe të këqij, ka miqësorë, por edhe të ashpër, ka të butë, por edhe të vrazhdë, ashtu siç ka edhe të tjerë që qëndrojnë mes tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mu'minun • Ajet 11 E ardhshme El-Mu'minun • Ajet 13