Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mu'minun — Ajet 118 (Shqip) — Video

El-Mu'minun • Ajet 118 nga 118 • Shqip


وَقُلْ رَبِّ اغْفِرْ وَارْحَمْ وَأَنْتَ خَيْرُ الرَّاحِمِينَ 118
Përkthim:
Dhe, thuaj (o Muhammed!): “O Zoti im, fal dhe mëshiro, e Ti je më i miri mëshirues!” El-Mu'minun 23:118
Tefsiri:

Prandaj thuaj: “O Zoti im! Më fal e më mëshiro! Sepse Ti je më i Miri i mëshiruesve.” -

Thuaj duke u lutur: "O Zoti im, më fal e më mëshiro, se Ti je më Mëshiruesi i mëshiruesve! M’i mbulo gjynahet, që të më largosh prej ndëshkimin tënd dhe më mëshiro, që të më dhurosh me mëshirën Tënde çdo të mirë që synoj!” Pastaj thuaj: "Ti je më Mëshiruesi i mëshiruesve." Askush nuk e mëshiron njeriun më shumë se Allahu. Zoti është më i mëshirshëm sesa prindi për fëmijën e tij, madje më i mëshirshëm për njeriun sesa vetë njeriu për veten e vet.Këtu përfundon tefsiri i sures Muminunë. Falënderimi i takon vetëm Allahut të Madhëruar!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mu'minun • Ajet 117 E ardhshme En-Nur • Ajet 1