Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nur — Ajet 1 (Shqip) — Video

En-Nur • Ajet 1 nga 64 • Shqip


سُورَةٌ أَنْزَلْنَاهَا وَفَرَضْنَاهَا وَأَنْزَلْنَا فِيهَا آيَاتٍ بَيِّنَاتٍ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ 1
Përkthim:
(Ky është) kapitulli, të cilin Ne e kemi shpallur dhe caktuar (dispozitë). Dhe, kemi shpallur në të argumentet e qarta për t’u këshilluar ju. En-Nur 24:1
Tefsiri:

Kjo është një Sure, të cilën Ne e zbritëm... -

Kjo është një sure shumë e rëndësishme, të cilën Ne e shpallëm si mëshirë nga ana Jonë për njerëzit. Ne e kemi ruajtur këtë sure, ashtu si të gjithë Kur'anin, nga shejtani i mallkuar.

... dhe e bëmë detyrë

(zbatimin e dispozitave të saj)... - Kemi përcaktuar dhe bërë detyrë në këtë sure, dispozita të shumta për çështje të ndryshme, si për masat ndëshkimore, për dhënien e dëshmisë etj.

... Në të kemi zbritur Argumente të Qarta, ... -

Kemi përfshirë në të ligje shumë të rëndësishme dhe të mrekullueshme, urdhëresa e ndalesa, si dhe urtësi të mëdha.

... me qëllim që të nxirrni mësime. -

Të kujtoni këto ligje që Ne po jua qartësojmë dhe të mësoni gjërat që nuk i dini. Pastaj Allahu i Madhëruar vijon të shtjellojë këto ligje e dispozita:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mu'minun • Ajet 118 E ardhshme En-Nur • Ajet 2