Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mu'minun — Ajet 32 (Shqip) — Video

El-Mu'minun • Ajet 32 nga 118 • Shqip


فَأَرْسَلْنَا فِيهِمْ رَسُولًا مِنْهُمْ أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُمْ مِنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُ ۖ أَفَلَا تَتَّقُونَ 32
Përkthim:
e u dërguam atyre pejgamber nga mesi i tyre, (i cili u tha atyre): “Adhuronie Perëndinë! Ju, nuk keni zot tjetër përveç Tij; vallë a nuk druani?” El-Mu'minun 23:32
Tefsiri:

Dhe u dërguam një profet nga mesi i tyre

(që u tha)

: "Adhuroni vetëm Allahun! Nuk ka zot tjetër

(që meriton adhurimin)

veç Tij. A nuk i frikësoheni

(dënimit)?” - Allahu dërgoi një profet nga mesi i tyre, të cilit ata ia njihnin prejardhjen, besnikërinë dhe sinqeritetin, në mënyrë që ta pranonin e ta pasonin me kënaqësi e bindje. Meqë Profeti ishte nga mesi i tyre, ky duhet të ishte një shkak më tepër që ata ta pranonin dhe të mos e urrenin. Edhe ky profet i ftoi ata në të njëjtin besim, ashtu si të gjithë profetët e tjerë me popujt e tyre. Ai u tha: "Adhuroni vetëm Allahun! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) veç Tij." Të gjithë profetët kanë qenë unanim në këtë ftesë madhështore. Kjo ishte gjëja e parë në të cilën ftuan popujt: ta adhuronin Allahun si Një e të vetëm, sepse Ai është i vetmi që meriton adhurimin. Ata i ndihmuan e paralajmëruan popujt që të largoheshin nga idhujtaria dhe idhujt dhe i njoftuan se adhurimi i çdo gjëje tjetër veç Zotit është i dënueshëm dhe jo i dobishëm. Prandaj ai tha: "Nuk keni frikë?” Pra, a nuk i frikësoheni Zotit tuaj dhe t’iu largoheni këtyre idhujve?
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mu'minun • Ajet 31 E ardhshme El-Mu'minun • Ajet 33