Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mu'minun — Ajet 33 (Shqip) — Video

El-Mu'minun • Ajet 33 nga 118 • Shqip


وَقَالَ الْمَلَأُ مِنْ قَوْمِهِ الَّذِينَ كَفَرُوا وَكَذَّبُوا بِلِقَاءِ الْآخِرَةِ وَأَتْرَفْنَاهُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا مَا هَٰذَا إِلَّا بَشَرٌ مِثْلُكُمْ يَأْكُلُ مِمَّا تَأْكُلُونَ مِنْهُ وَيَشْرَبُ مِمَّا تَشْرَبُونَ 33
Përkthim:
Por, paria e popullit të tij, që nuk besonin dhe e konsideronin për gënjeshtër takimin në botën tjetër dhe të cilëve u kemi dhënë begati në këtë botë botë, thanë: “Ky është vetëm njeri si ju, han nga ato që hani edhe ju dhe pin nga ato që pini edhe ju; El-Mu'minun 23:33
Tefsiri:
Paria e atij populli që nuk besoi dhe e mohoi Takimin në Jetën tjetër dhe të cilëve Ne u patëm falur begati në jetën e kësaj bote, thanë: “Ky

(Salihu)

nuk është gjë tjetër, veçse një njeri, sikurse edhe ju. Ai ha

(ushqim)

, ashtu siç hani ju dhe pi ashtu si pini ju.” -

Paria e atij populli, të cilët kishin në vete edhe mohimin, edhe armiqësinë, duke kaluar çdo kufi për shkak të luksit e shfrenimit, shprehën kundërshtimin për Profetin e Zotit dhe mohimin për mesazhin e Tij. Ata filluan të manipulonin popullin dhe t’i largonin nga ndjekja e Profetit, duke thënë: “Ky (Salihu) është veçse një njeri, si edhe ju. Atëherë, çfarë ka ai më shumë sesa ju? Mos, vallë, është melek, që nuk ha dhe nuk pi? Ai ha ashtu siç hani ju dhe pi ashtu si pini ju.”
Shko te videoja e plotë e sures