Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mu'minun — Ajet 4 (Shqip) — Video

El-Mu'minun • Ajet 4 nga 118 • Shqip


وَالَّذِينَ هُمْ لِلزَّكَاةِ فَاعِلُونَ 4
Përkthim:
dhe të cilët japin zeqatin, El-Mu'minun 23:4
Tefsiri:

... Ata, të cilët janë të rregullt në dhënien e zekatit;... -

Ata e pastrojnë pasurinë e tyre nëpërmjet dhënies së zekatit, për të gjitha llojet e pasurive të tyre. Kështu, ata jo vetëm pastrojnë dhe shtojnë pasurinë e tyre, por pastrojnë edhe veten e tyre nga ndonjë mangësi dhe e keqe, të cilat, nëse iu largohesh për hir të Zotit, vetëm lartësohesh e zbukurohesh. Këta fatlum janë bamirës në drejtim të adhurimit të Allahut dhe plotësimit të hakut të Tij duke e kryer namazin me përkushtim, por janë edhe bamirës ndaj krijesave duke dhënë zekatin. Cilësia e pestë e tyre është:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mu'minun • Ajet 3 E ardhshme El-Mu'minun • Ajet 5