Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mu'minun — Ajet 3 (Shqip) — Video

El-Mu'minun • Ajet 3 nga 118 • Shqip


وَالَّذِينَ هُمْ عَنِ اللَّغْوِ مُعْرِضُونَ 3
Përkthim:
dhe të cilët shmangen nga kotësitë, El-Mu'minun 23:3
Tefsiri:

... Ata, të cilët i shmangen së kotës

(fjalë a punë)

,... -

El-legu janë të gjitha ato fjalë që nuk kanë hajër dhe nuk sjellin asnjë dobi. Kështu, të fituarit dhe të shpëtuarit janë larguar dhe i kanë kthyer shpinën të tilla fjalëve, sepse duan që të ruajnë veten nga gjërat e kota e të ulëta. Madje, edhe kur gjenden në vende ku ka fjalë të kota, ata largohen shpejt, duke respektuar veten. Kuptohet se, ata që u largohen gjërave të kota dhe të padobishme, kur bëhet fjalë për gjërat e ndaluara, janë më të kujdesshëm e më të ruajtur. Nëse njeriu është i aftë të ruajë gjuhën, nderin e dëlirësinë e tij, atëherë ai mund të jetë i ruajtur në të gjitha çështjet e tij. Kështu i ka thënë Profeti (a.s) Muadh ibn Xhebelit, kur i dha disa porosi: “A të tregoj atë gjë që ruan të gjitha punët e tua?” - “Po, o i Dërguari i Allahut!” - i tha Muadhi. Atëherë, Profeti (a.s)kapi me dorë gjuhën e tij dhe i tha: “Ruaje këtë!” Pra, ruaje gjuhën dhe kujdesu për çdo fjalë që thua. Kështu një prej cilësive më të lëvdueshme të besimtarëve të vërtetë është ruajtja e gjuhës nga fjalët e kota dhe ato të ndaluara. Cilësia e katërt e tyre është:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mu'minun • Ajet 2 E ardhshme El-Mu'minun • Ajet 4