Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَوْمَ نَقُولُ لِجَهَنَّمَ هَلِ امْتَلَأْتِ وَتَقُولُ هَلْ مِنْ مَزِيدٍ
Në Ditën kur do ta pyesin xhehennemin: “A u mbushe?” e ai, përgjigjet: “A ka edhe më?” (30)
Atë ditë, Ne do t’i themi Xhehenemit: “A u mbushe?” -
Aq të shumtë do të jenë ata që do të tërhiqen zvarrë deri në Xhehenem, saqë Xhehenemit do t’i thuhet: “A u mbushe?” E si përgjigjet Xhehenemi?Ndërsa ai do të thotë: “A ka edhe më?” -
Xhehenemi do të kërkojë shtesë, që të përpijë me zemëratë sa më shumë jobesimtarë dhe të pabindur ndaj Zotit. Ai vlon nga urrejtja për ata që meritojnë dënimin e të Drejtit dhe të Madhëruarit. Allahu i Madhëruar ka paralajmëruar se do ta mbushë Xhehenemin plot, siç thotë në një ajet tjetër: “Sikur të kishim dashur, çdokujt do t’i kishim dhënë udhëzimin (e plotë), por fjala ime do të vërtetohet: “Do ta mbush Xhehenemin me xhinde e njerëz së bashku.” [Sexhde 13]. Xhehene-mi do të vazhdojë të kërkojë shtesë, derisa Zoti i krenarisë dhe madhështisë të vendosë mbi të këmbën e Tij, e cila nuk i përngjan asgjëje dhe asgjë nuk i përngjan asaj. Atëherë, Xhehenemi do të digjet brenda për brenda vetes dhe do të thotë: “Mjaf! Mjaf! U mbusha! U plotësova!””Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë