Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mu'minun — Ajet 52 (Shqip) — Video

El-Mu'minun • Ajet 52 nga 118 • Shqip


وَإِنَّ هَٰذِهِ أُمَّتُكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَأَنَا رَبُّكُمْ فَاتَّقُونِ 52
Përkthim:
Dhe, me të vërtetë, ky besim juaji – është i vetmi besim (unik); e, Unë jam Zoti juaj, andaj druani prej Meje (mos bëni keq)! El-Mu'minun 23:52
Tefsiri:

Kjo është feja juaj. Ajo është një fé e vetme

(e pranuar tek Zoti)dhe (vetëm)

Unë jam Zoti juaj. Prandaj më kini frikë Mua

(e askënd tjetër)! - Të gjithë ju, o profetë, jeni si një trup i vetëm, keni një fe të përbashkët dhe Zoti juaj është një i vetëm. Për këtë arsye, vetëm Atij frikësojuni duke kryer urdhëresat e Tij dhe duke iu larguar e ruajtur nga ndalesat e Tij. Duke urdhëruar profetët, Zoti në fakt ka urdhëruar të gjithë besimtarët, sepse ata janë pasues të profetëve dhe rrugës së tyre. Ai thotë: "O ju që keni besuar! Hani nga të mirat me të cilat ju kemi begatuar dhe falënderojeni Allahun, nëse jeni të sinqertë në adhurimin e Tij!" [Bekare 172]. Kështu, është detyrë për të gjithë ata që pretendojnë se pasojnë profetët, që të zbatojnë shpalljet e profetëve dhe urdhëresat e tyre dhe të ndërtojnë jetën sipas tyre. Por të padrejtët nuk dinin gjë tjetër, veç të përçaheshin dhe të mos i bindeshin Zotit, prandaj dhe tha:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mu'minun • Ajet 51 E ardhshme El-Mu'minun • Ajet 53