Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mu'minun — Ajet 53 (Shqip) — Video

El-Mu'minun • Ajet 53 nga 118 • Shqip


فَتَقَطَّعُوا أَمْرَهُمْ بَيْنَهُمْ زُبُرًا ۖ كُلُّ حِزْبٍ بِمَا لَدَيْهِمْ فَرِحُونَ 53
Përkthim:
Ata, u ndanë në grupe – në çështje të fesë së tyre. Çdo grup ishte i kënaqur me atë që kishte, El-Mu'minun 23:53
Tefsiri:

Por, më vonë njerëzit u përçanë në grupe rreth fesë së tyre... -

Kështu edhe ata që pretendonin se pasonin profetët u përçanë dhe u ndanë në fraksione.

... dhe secili grup krenohej me atë të vetën. -

Secili fraksion i gëzohej asaj që kishte, duke pretenduar se vetëm ata ishin në të vërtetën dhe të drejtën, kurse të tjerët ishin të mashtruar dhe të devijuar. Por një gjë është e sigurt: të udhëzuarit në rrugën e drejtë kanë qenë ata që kanë ndjekur besnikërisht rrugën e profetëve, të cilët të gjithë hanin hallallin dhe bënin vepra të mira, siç Zoti i urdhëronte në shpalljet e Tij. Ndërsa ata që ndoqën rrugë të cilat bien ndesh me shpalljet hyjnore, ata ishin të devijuarit dhe trillues gënjeshtrash për fenë e Zotit. Allahu i Madhëruar thotë për ta:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mu'minun • Ajet 52 E ardhshme El-Mu'minun • Ajet 54