Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mu'minun — Ajet 54 (Shqip) — Video

El-Mu'minun • Ajet 54 nga 118 • Shqip


فَذَرْهُمْ فِي غَمْرَتِهِمْ حَتَّىٰ حِينٍ 54
Përkthim:
andaj, lëri ti ata në humbjen e tyre deri në një kohë! El-Mu'minun 23:54
Tefsiri:

Por, lëri ata edhe për pak kohë në vetëmashtrimin e tyre! -

Lëri ata të sorollaten në injorancën e tyre rreth së vërtetës, lëri në vetëkënaqësinë e tyre dhe në pretendimin se ata janë në rrugë të drejtë. Allahu thotë: "...lëri ata edhe për pak kohë!" Pra, lëri derisa të zbresë mbi ta dënimi dhe zemërimi i Zotit. Për ata nuk vlen asnjë paralajmërim e këshillë. E si mund të përfitojë nga këshilla dikush që, pa dije, pretendon se është në të vërtetën dhe që çdo qëndrim tjetër e konsideron kotësi?! Ky mashtrim dhe vetëkënaqësi i lë ata në humbje të thellë, në pakujdesi e shpërfillje ndaj të vërtetës.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mu'minun • Ajet 53 E ardhshme El-Mu'minun • Ajet 55