Ne u sollëm atyre Këshillën
(Kur’anin),... -
Ne u dhamë këtë Kur'an, që i kujton dhe i nxit ata për çdo të mirë. Përmes mirësive dhe Kur'anit, do të lartësohet fama dhe krenaria e tyre ndër njerëz. Nëse do të zbatojnë këtë Kur'an dhe do ta ndërtojnë jetën e tyre sipas tij, ata do të jenë udhëheqës të botës.... por ata i kthyen shpinën. -
Kjo është fatkeqësia më e madhe për ta. Nëse Zoti të privon nga kjo mirësi, atëherë je zhytur në fatkeqësinë më të madhe. Kjo ndodh nëse shpërfill ftesën bujare të Zotit, siç thotë i Madhëruari: "Ata e kanë harruar Allahun, prandaj Ai i ka harruar ata." [Teube 67]. Ose: "Mos u bëni si ata që e harruan Allahun e prandaj Allahu i bëri që të harrojnë vetveten! Ata janë të shfrenuarit." [Hashr 19]. Kur'ani, ashtu si edhe Profeti të cilit iu shpall ky libër, është mirësia më e madhe që ju dha këtij populli, por ata iu kundërvunë me mohim. A ka privim më të madh sesa ky? Fundi i këtij privimi është humbja dhe dëshpërimi më i madh.