Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mu'minun — Ajet 72 (Shqip) — Video

El-Mu'minun • Ajet 72 nga 118 • Shqip


أَمْ تَسْأَلُهُمْ خَرْجًا فَخَرَاجُ رَبِّكَ خَيْرٌ ۖ وَهُوَ خَيْرُ الرَّازِقِينَ 72
Përkthim:
Apo, prej tyre kërkon shpërblimin? E, shpërblimi i Zotit tënd ëshë më i miri, dhe Ai është furnizuesi më i mirë. El-Mu'minun 23:72
Tefsiri:

Mos, vallë po u kërkon atyre ndonjë shpërblim? –

Mos, vallë, ata nuk vijnë pas teje sepse ti po u kërkon shpërblim ose pjesë prej pasurisë së tyre? "A mos po u kërkon atyre shpërblim, që i rëndon ata nga shpenzimet?" Nëse vërtet do t’u kërkoje diçka të tillë, kjo do t’ua bënte të vështirë pasimin e rrugës tënde. Por, sigurisht, çështja nuk qëndron aspak kështu:

Por shpërblimi i Zotit tënd është më i miri dhe Ai është Furnizuesi më i Mirë. -

Kjo i ngjan shumë fjalës që çdo profet i ka thënë popullit të vet: "O populli im! Unë nuk ju kërkoj ndonjë pasuri për këtë. Shpërblimi im është vetëm nga Allahu." [Hud 29]. Të tillë kanë qenë të gjithë profetët. Ata nuk i kanë ftuar popujt e tyre tek e vërteta duke patur ndonjë interes. Ata synonin të mirën për njerëzit më shumë sesa ata e donin për veten e tyre. Allahu u dhëntë profetëve shpërblimin më të mirë për atë që bënë për popujt e tyre dhe na bëftë ne që t’i marim si shembull, në të gjitha gjendjet e çështjet tona!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mu'minun • Ajet 71 E ardhshme El-Mu'minun • Ajet 73