Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mu'minun — Ajet 76 (Shqip) — Video

El-Mu'minun • Ajet 76 nga 118 • Shqip


وَلَقَدْ أَخَذْنَاهُمْ بِالْعَذَابِ فَمَا اسْتَكَانُوا لِرَبِّهِمْ وَمَا يَتَضَرَّعُونَ 76
Përkthim:
Na, madje, i kemi dënuar ata, por ata nuk iu përulën Zotit të tyre, e as nuk i drejtuan lutje. El-Mu'minun 23:76
Tefsiri:

Ne i sprovuam ata me Dënim,... –

Shpjeguesit e Kur'anit thonë se këtu bëhet fjalë për urinë e madhe që i kaploi ata për 7 vjet rresht. Allahu i sprovoi ata me këtë krizë, që ata të ktheheshin duke iu dorëzuar dhe nënshtruar tërësisht vetëm Atij. Megjithatë, kjo nuk pati efekt tek ata, prandaj askush prej tyre nuk shpëtoi. I Lartësuari thotë:

... po ata nuk iu përulën Zotit të tyre... -

Ata nuk u nënshtruan para Zotit.

... e as nuk iu drejtuan Atij me lutje. -

Ata i treguan Atij nevojën dhe varfërinë e tyre, por për ta ajo ishte thjesht një vështirësi kalimtare, thua se nuk kishte ndodhur kurrë. Kështu, ata vazhduan përsëri me mashtrimin e vetes dhe mohimin e Zotit. Por në fund, ata i pret një dënim që nuk mund të shmanget më dhe që kurrë nuk do të përfundojë e as do të largohet prej tyre. I Madhëruari thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mu'minun • Ajet 75 E ardhshme El-Mu'minun • Ajet 77