Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mu'minun — Ajet 77 (Shqip) — Video

El-Mu'minun • Ajet 77 nga 118 • Shqip


حَتَّىٰ إِذَا فَتَحْنَا عَلَيْهِمْ بَابًا ذَا عَذَابٍ شَدِيدٍ إِذَا هُمْ فِيهِ مُبْلِسُونَ 77
Përkthim:
E, kur ua hapëm atyre, derën e dënimit të madh, ata, atëherë ishin të dëshpëruar. El-Mu'minun 23:77
Tefsiri:
(kështu do të vazhdojnë)

Derisa t’ua hapim portën që të çon te dënimi i ashpër - atëherë ata do të mbesin aty me shpresa të humbura. -

Kështu, ata u ndëshkuan në luftën e Bedrit dhe në vitet në vazhdim. Ndëshkimet i goditën njëra pas tjetrës dhe ata mbetën të pashpresë dhe të pamundur për të arritur ndonjë të mirë. Ata i gllabëroi e keqja me të gjitha llojet e saj. Le të ruhen këta të mjerë nga ligësitë dhe rrugët e tyre, para se t’u vijë ai dënim, që do të jetë shumë i ashpër, dhe jo si këto vështirësi të kësaj jete, të cilat ndoshta largohen. Vështirësitë e kësaj bote vijnë që njerëzit t’i kthehen Zotit, i Cili thotë: "Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det katastrofa, që ata të shijojnë një pjesë të ndëshkimit që meritojnë dhe me shpresë që të kthehen (nga të këqijat)." [Rum 41]. Por dënimi i ahiretit është i pafundmë dhe i padurueshëm dhe atëherë nuk të bën më dobi besimi.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mu'minun • Ajet 76 E ardhshme El-Mu'minun • Ajet 78