Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mu'minun — Ajet 78 (Shqip) — Video

El-Mu'minun • Ajet 78 nga 118 • Shqip


وَهُوَ الَّذِي أَنْشَأَ لَكُمُ السَّمْعَ وَالْأَبْصَارَ وَالْأَفْئِدَةَ ۚ قَلِيلًا مَا تَشْكُرُونَ 78
Përkthim:
Dhe, Ai është, që u ka krijuar të dëgjuarit, të pamurit dhe zemrën (mendjen). E, sa pak që falenderoheni ju! El-Mu'minun 23:78
Tefsiri:

Është Allahu, Ai që ju dhuroi të dëgjuarit, të parët dhe aftësinë e të menduarit, por shumë pak mirënjohje po tregoni ndaj Tij. -

Allahu i Madhëruar u kujton robërve mirësitë e shumta që u ka dhuruar, të cilat duhet të nxisin tek ata mirënjohjen dhe përmbushjen e detyrave e porosive të Tij. Ai thotë: Është Allahu, Ai që jua dhuroi të dëgjuarit, shikimin dhe aftësinë e të menduarit. Ju dëgjoni dhe arrini të përfitoni për fenë dhe dynjanë tuaj. Ai ju dhuroi edhe shikimin, që të mund të shihni gjithçka që ju sjell dobi. Ai ju dhuroi edhe aftësinë e të menduarit dhe të logjikuarit të gjërave. Me këto aftësi ju dalloheni nga kafshët. Nëse nuk do të kishit dëgjimin, shikimin dhe të logjikuarit, si do të ishte gjendja juaj? A mund të imagjinoni se sa domosdoshmëri do t’ju mungonin dhe sa të mangët do të ishit? A nuk po e falënderoni Allahun, që jua dhuroi këto mirësi? Mirënjohja shprehet duke u përkushtuar me bindje dhe me adhurimin e Tij si një të vetëm. Por edhe pse mirësitë e Zotit për ju janë të shumta, mosmirënjohja juaj është e madhe: "... shumë pak mirënjohje tregoni ndaj Tij."
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mu'minun • Ajet 77 E ardhshme El-Mu'minun • Ajet 79