Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mu'minun — Ajet 87 (Shqip) — Video

El-Mu'minun • Ajet 87 nga 118 • Shqip


سَيَقُولُونَ لِلَّهِ ۚ قُلْ أَفَلَا تَتَّقُونَ 87
Përkthim:
Ata thonë: “Të Perëndisë!” E ti, thuaj: “Vallë, a nuk po druani ju?” El-Mu'minun 23:87
Tefsiri:

Ata do të thonë: “Allahu.”. -

Ata do të pohojnë se është Zoti Ai që e bën gjithë këtë. Nëse ata e pohojnë këtë gjë, atëherë thuaju:

Thuaju: “Atëherë, a nuk po frikësoheni

(e t'i ruheni dënimit të Tij)?” - Pse nuk frikësoheni dhe t’i largoheni adhurimit të kotë që ia përkushtoni krijesave të dobta dhe të pafuqishme?! Pse nuk po i frikësoheni Zotit të botëve dhe t’i ruheni dënimit dhe zemërimit të Tij?! Ai ka pushtet, madhështi e sundim absolut. Vini re se sa me dashuri dhe butësi Zoti u drejtohet njerëzve, kur thotë: “Pse nuk po mendoni? Pse nuk po frikësoheni?” Kjo mënyrë i tërheq zemrat drejt asaj që u sjell dobi dhe i ruan. Pastaj i Madhëruari u përmend diçka që është edhe më gjithëpërfshirëse:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mu'minun • Ajet 86 E ardhshme El-Mu'minun • Ajet 88