Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mu'minun — Ajet 88 (Shqip) — Video

El-Mu'minun • Ajet 88 nga 118 • Shqip


قُلْ مَنْ بِيَدِهِ مَلَكُوتُ كُلِّ شَيْءٍ وَهُوَ يُجِيرُ وَلَا يُجَارُ عَلَيْهِ إِنْ كُنْتُمْ تَعْلَمُونَ 88
Përkthim:
Thuaj: “Në dorën e kujt është pushteti mbi çdo gjë? E, Ai mbron, por prej Tij nuk mund të mbrohet askush, nëse e dini?” El-Mu'minun 23:88
Tefsiri:

Thuaj: “Në dorën e kujt është pushteti për gjithçka? -

Në dorën e kujt është pushteti e sundimi i çdo gjëje, i botës së sipërme dhe asaj të poshtme, i asaj që e shohim dhe asaj që nuk e shohim?

Dhe kush është Ai që i mbron

(të gjithë)

,... -

Ai i strehon dhe i mbron krijesat nga e liga dhe nga çdo gjë që i dëmton.

... e prej të Cilit askush nuk mund të të mbrojë dot? Thuajeni nëse e dini!” -

Askush nuk mund të të strehojë e të të mbrojë nga Allahu, nëse Ai dëshiron të të dënojë. Atë gjë që Zoti e ka caktuar të të godasë, askush nuk mund ta kthejë pas apo ta pengojë të realizohet. Madje, edhe në lidhje me ndërmjetësimin, askush nuk mund të ndërmjetësojë pa lejen e Allahut. Edhe në lidhje me këtë pyetje, do të thonë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mu'minun • Ajet 87 E ardhshme El-Mu'minun • Ajet 89