Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nur — Ajet 10 (Shqip) — Video

En-Nur • Ajet 10 nga 64 • Shqip


وَلَوْلَا فَضْلُ اللَّهِ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَتُهُ وَأَنَّ اللَّهَ تَوَّابٌ حَكِيمٌ 10
Përkthim:
Dhe sikur të mos ishte mirësia e Perëndisë ndaj jush dhe mëshira e Tij, dhe Perëndia (të mos ishte) Ai që pranon pendimin dhe i Gjithëdijshëm, (do t’ia shpejtonte dënimin mëkatarit – me demaskimin e tij). En-Nur 24:10
Tefsiri:

Dhe, sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut për ju,

(ju do të shkatërroheshit)

. Pa dyshim, Allahu e pranon pendimin dhe është i Urtë. -

Nisur nga konteksti, ajeti jep një mesazh të qartë se sa e dënueshme është kjo vepër, pra, shpifja ndaj të ndershmëve. Sikur të mos ishte mëshira e Allahut, mbi mashtruesit do të godiste menjëherë zemërimi i Allahut dhe mallkimin i Tij, siç bëhet lutja. Nga mëshira e mirësia e Tij, Zoti e bëri dispozitën e mallkimit vetëm në rastin kur ndodh mes bashkëshortëve, sepse në këtë rast nevoja për të është më e madhe. Gjithashtu, shprehja e mëshirës së Tij është edhe në faktin që nëpërmjet këtyre ligjeve e dispozitave, ju tregon dhe paralajmëron se sa e keqe dhe e dënueshme është zinaja, dhe po kështu edhe shpifja për diçka të tillë. I Gjithëmëshirshmi e ka lënë hapur portën e pendimit për të gjitha gjynahet, qofshin ato të mëdha apo të vogla. Sikur të mos ishte mëshira e mirësia e Zotit, ju nuk do të kishit gjetur këto mirësi e hapësira pendimi.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nur • Ajet 9 E ardhshme En-Nur • Ajet 11