Ata që e trilluan shpifjen, janë një grup brenda jush. -
Në ajetet e mësipërme Allahu i Madhëruar tregoi se sa e dënueshme dhe e keqe është shpifja ndaj grave të pastra e të ndershme. Kjo, në fakt, shërben edhe si parantezë për atë që do të vijë më pas, pra, për historinë e shpifjes ndaj më të pastrës grua, Aishes, vajzës së Sidikut dhe gruas më të dashur të Profetit të Zotit, Allahu qoftë i kënaqur prej saj! Këto ajete u shpallën për shkak të një shpifjeje të madhe, që është shtjelluar në librat e hadithit.Në këtë histori tregohet se Profeti (a.s) ishte rrugës në një nga ekspeditat e tij. Me vete kishte dhe Aishen. Në rrugën e kthimit, Aishes i humbet një gjerdan dhe ajo largohet nga kampi për të kërkuar gjerdanin. Ndërkohë, ushtria niset për udhëtimin e kthimit, pa vënë re mungesën e Aishes. Ata e ngritën lart koshin mbi devenë e Aishes dhe nuk e hetuan se Aishja nuk ishte brenda në të, sepse ajo ishte e lehtë dhe e dobët. Ushtria vazhdoi rrugën, ndërkohë që Aishja kishte mbetur pas. Atëherë, ajo mendoi të qëndronte në vend, duke menduar se, pasi të vinin re mungesën e saj, do të vinin ta merrnin. Pas kishte mbetur edhe Safuan Ibn Muatil el Sulemij, njëri nga më të nderuarit e sahabëve, i cili ishte në gjumë kur ushtria po largohej. Kur u zgjua dhe ushtria ishte larguar, ai e pa Aishen dhe e njohu për së largu. Atëherë ai i afroi asaj kafshën e tij, pa folur asnjë fjalë dhe ajo hipi në të. Pastaj ai vijoi udhëtimin, derisa mbëriti tek ushtria, që tashmë po pushonte në kohën e drekës. Por kjo nuk i shpëtoi shikimit të disa munafikëve, që e shoqëronin Profetin (a.s) në këtë udhëtim. Kaq u duhej këtyre munafikëve për të filluar atë shpifje të madhe. Kështu fjalët u përhapën dhe gjuhët e munafikëve të mbushura me helm e shpifje e përhapën me kënaqësi. Madje, edhe disa besimtarë u mashtruan nga të tilla fjalë dhe po i përhapnin ato. Ndërkohë, edhe Shpallja vonoi për një kohë disi të gjatë. Pas njëfarë kohe, këto thashetheme mbërrijnë edhe tek Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e cila u dëshpërua shumë. Por Allahu i Madhëruar shpalli dëlirësinë e Aishes në këto ajete. Ai i qortoi dhe u dha këshilla të shumta besimtarëve. Ai u tregoi atyre se sa e rëndë ishte kjo ngjarje tek Ai dhe u dha atyre porosi të dobishme. Allahu i Lartësuar tha: "Ata që e trilluan shpifjen, janë një grup brenda jush. Pra ata që sollën këtë shpifje të madhe për nënën e besimtarëve, Aishen, janë disa që duken si pjesë e juaja, o besimtarë. Disa prej tyre janë besimtarë të sinqertë në imanin e tyre, por ka edhe munafikë që hiqen si muslimanë, por fshehin hipokrizinë e mosbesimin. Pastaj Ai tha:Ju, kurrësesi mos e mendoni
(këtë)se është një e keqe për ju! Përkundrazi, ajo është për të mirën tuaj. -
Në këtë histori doli në pah pastërtia dhe dëlirësia e Aishes (r.a). Gjithashtu, Allahu solli një mesazh të qartë, se të gjitha gratë e Profetit janë të pastra e të dëlira. Nga kjo histori u vendosën dispozita të domosdoshme, që besimtarët duhet t'i dinë, t'i mësojnë dhe të punojnë me to deri në Ditën e Gjykimit. Të gjitha këto mirësi të shumta, nuk do të dilnin në pah sikur të mos ndodhte kjo histori shpifjeje. Kur Allahu dëshiron diçka, Ai i krijon kushtet për të. Vini re! Në këtë histori Allahu u drejtohet besimtarëve në numrin shumës, duke u dhënë kështu një mesazh të rëndësishëm: shpifja ndaj njëri-tjetrit është cenim për të gjithë bashkësinë. Të mirat dhe të këqijat ju i përjetoni së bashku. Gjithashtu, është edhe mesazhi tjetër: besimtarët, për sa i përket dashurisë, mëshirës e butësisë së ndërsjelltë dhe përkujdesit për çdo të mirë, janë si një trup i vetëm. Besimtarët dhe besimtaret janë si një ndërtesë, ku secili prej tyre mban tjetrin. Ata forcojnë njëri-tjetrin. Kështu, nëse dikush e urren që të përbaltet vetë me shpifje, po ashtu le të urrejë cenimin e nderit të vëllait të tij besimtar. Le ta trajtojë atë njëlloj si veten e vet. Nëse besimtari nuk ka arritur në këtë gradë të imanit, kjo tregon se imani i tij është ende i mangët dhe po e mangët është dhe vëllazëria islame, e cila kërkon që muslimanët të këshillojnë e të përmirësojnë njëri-tjetrin. Megjithatë, edhe pse kjo histori pati mirësitë e saj në këto aspekte që u përmendën, Allahu thotë:Secili prej tyre do të dënohet sipas pjesëmarrjes në këtë gjynah. -
Ky është një kërcënim për të gjithë ata që e nisën këtë histori shpifjeje. Ai fatzi ishte munafiku i pështirë me emrin Abdullah Ibn Ubej Ibn Seluli, Allahu e mallkoftë! Për të, Allahu i Madhëruar thotë:Dhe ai që i priu
(shpifjes), do të ketë një dënim të madh. -
Ky dënim është përjetësia në humnerën më të thellë të zjarrit të Xhehenemit. Në vijim, Allahu i Madhëruar i udhëzon besimtarët si të sillen në situata të ngjashme dhe u jep një porosi të vyer. Ai thotë: Duke folur për këtë histori imam IbnulKajim thotë: "Tani ne do të tregojmëhistorinë e shpifjes së madhe. KështuAisheja shkoi së bashku me Profetin a.s.në atë ekspeditë, pas shortit që fitoi,sikurse ishte zakoni i Profetit a.s. megratë e tij. Gjatë rrugës së kthimit, atazbritën në një vendbanim të braktisur.Ndërkohë, Aisheja doli nga koçia me tëcilën udhëtonte, për disa nevoja të sajat,dhe, gjatë kthimit, i humbet një gjerdan,të cilin ajo ia kishte marrë hua motrës sësaj. Atëherë ajo kthehet të kërkojëgjerdanin e humbur. Njerëzin që bartninkoçinë e Aishes, e ngritën atë mbi devedhe vazhduan rrugën, duke menduar seajo ishte ende brenda, ngaqë Aishejaishte e vogël në moshë dhe e lehtë nëtrup; nuk ishte e shëndoshë dhe e rëndë.Pastaj, edhe fakti që ishin shumë njerëzqë e mbanin koçinë, ndikoi që ata të mose ndienin mungesën e saj; nëse mbartësitdo të ishin një ose dy vetë, ndoshta do tadallonin mungesën e saj. Aisheja, pasigjeti gjerdanin, u kthye te vend-fushimi,por nuk gjeti atje asnjë. Atëherë ajo u uldiku, në një qoshe, duke menduar se dota ndienin mungesën e saj dhe do tëktheheshin për ta marrë. Por Allahu iMadhëruar kujdeset dhe i rregullonçështjet e Tij ashtu si i dëshiron të jenë;Ai i administron çështjet që nga sipërArshit të Vet. Atëherë Aishen e kapifillimisht një dremitje e lehtë, pastaj ezuri gjumi. Ajo zgjohet veç nga zëri iSafuan Ibn Muatilit, i cili po thoshte: “TëAllahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!Qenka gruaja e Profetit të Allahut!”Safuani kishte mbetur pas ushtrisë, sepseflinte shumë, dhe ishte sistemuar dikularg ushtrisë, siç thuhet në librin “Sahih”të Ebu Hatimit dhe në “Sunen”. Ai e njohuAishen, sepse e kishte parë edhe përparase të shpalleshin ajetet mbi hixhabin.Safuani vazhdonte e thoshte lutjen. “TëAllahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!”Pastaj ia afron Aishes kafshën e tij dheajo hipën. Safuani nuk i tha Aishes asedhe një fjalë të vetme. Aisheja nukdëgjonte tjetër gjë prej tij, veç shprehjes:“Të Allahut jemi dhe tek Ai do tëkthehemi!” Safuani e shoqëroi Aishenderisa mbërritën në kampin i ushtrisë, icili tashmë ndodhej në vendin e quajturNahru el Dhahira. Kur njerëzit i panë tëmbërrinin, atëherë secili foli sipas natyrësqë kishte. Këtu gjeti ku të kapet edhearmiku i Allahut, më i poshtri imunafikëve, Abdullah Ibn Ubeji. Këtu aimori frymë thellë dhe filloi të vjellë vrerine hipokrizisë dhe smirës që mbushninbrinjët e tij. Ai filloi të fliste mbarë eprapë, të trillonte dhe të përhapteshpifjen e madhe. Ata që rrinin rreth tij, iserviloseshin atij duke folur sa më shumëpër këtë ngjarje të shpifur dhe të trilluar.Me të mbërritur në Medinë, trilluesit epërhapën menjëherë shpifjen e tyre.Ndërkohë, Profeti a.s. vetëm heshte dhenuk fliste. Nën gjithë këtë trysni trillimeshdhe fjalësh të rënda, Profeti a.s. filloi tëkëshillohej me shokët e tij rrethmundësisë së ndarjes nga gruaja e tij. Aliur.a. i sugjeroi atij që të ndahej dhe tëmartohej me dikë tjetër, ndonëse kysugjerim nuk ishte i drejtpërdrejtë, por inënkuptuar nga fjalët e tij. Ndërsa Usamadhe të tjerë ngulmuan që Profeti a.s. tambante bashkëshorten dhe të mosndikohej nga fjalët dhe trillimet earmiqve të tij. Në fakt, Aliu, ia dha atësugjerim të nënkuptuar për divorc vetëmsepse pa Profetin a.s. të zhytur nëtrishtim dhe ankth. Përderisa fjalët epërhapura ishin të dyshimta, atëherë aigjykoi se, ndoshta, do të ishte lehtësuesepër Profetin a.s. që të merrte nëkonsideratë sigurinë dhe të qetësohejduke u ndarë nga gruaja e tij. NdërsaUsama gjykoi ndryshe, sepse ai e dinteshumë mirë dashurinë e madhe tëProfetit a.s. për Aishen dhe për të atin esaj. Usama e njihte mirë ndershmërinë,mirësinë, pastërtinë dhe besimin e lartëtë Aishes, virtyte këto të cilat bënin qëajo të ishte shumë e lartë dhe tejet largatij akti. Usama ishte gjithashtu shumë ibindur për madhështinë dhe gradën elartë të Profetit a.s. tek Allahu iMadhëruar, kësisoj nderi i tij nuk mund tëpërdhosej në atë mënyrë. Allahu iLartësuar është i Madhërishëm dhe iPastër nga çdo e metë, sa s’mund tëlejonte diçka të tillë. Nuk kishte mundësiqë Ai të lejonte që, zonja e shtëpisë sëProfetit a.s., e bija e të Sinqertit (EbuBekrit), të binte në atë nivel për të cilinflisnin dhe trillonin shpifësit. Vërtet,grada, nderimi, dhe rëndësia që Profetigëzonte tek Zoti i tij, e përjashtoninmundësinë që Ai të lejonte që Profeti a.s.të martohej dhe të jetonte me njëimorale. Gjithashtu Aisheja, bija e tëSinqertit, e dashura e Profetit a.s., ishteshumë e pastër dhe e dëlirë, sa nuk mundtë sprovohej dhe të binte në gabimin eimoralitetit, ndërkohë që ishte dhebashkëshorte e Profetit a.s. Pra, Allahunuk do ta sprovonte një grua kaq të lartëe kaq fisnike me një gabim të tillë. Ata tëcilët kishin njohje të thellë rreth Allahuttë Madhëruar, Profetit të Tij dhe gradëssë lartë të këtij Profeti tek Allahu, filluantë thoshin ashtu sikurse Ebu Ejubi dhesahabët e mëdhenj, kur dëgjuan këtoshpifje: “I Pastër je, o Zoti ynë, nga çdo emetë! Kjo është një shpifje shumë emadhe!” (Nur 16).136 Vëreni me kujdesshprehjen e tyre: “I Pastër je, o Zoti ynë,nga çdo e metë!” Kjo shprehje tregon njënjohje të thellë dhe një lavdërim të madhpër Allahun. Allahu i Lartësuar është largçdo të mete dhe mangësie në emrat,cilësitë, veprat dhe vendimet e Tij. Nukmund të pranohet që Ai të përzgjedhëpër t’i dhënë Profetit a.s., – njeriut më tëdashur të Tij, – një grua që bënimoralitet. Kush mendon se Allahu iMadhëruar mund ta bëjë një gjë të tillë,ka menduar vërtet shumë keq për Të. Ataqë e njohin thellë Allahun dhe Profetin, edinë shumë mirë se femrat imoralemeritojnë vetëm burrat imoralë, të sojittë tyre, siç thotë Allahu i Madhëruar:“Gratë imorale janë për burrat imoralëdhe burrat imoralë janë për gratëimorale. Gratë e ndershme janë për burratë ndershëm dhe burrat e ndershëm janëpër gra të ndershme. Ata janë të pastërnga shpifjet që thuhen (kundër tyre) dhedo të falen e do të kenë një shpërblimbujar (në Xhenet).” (Nur 26). Dukeshqyrtuar të tilla argumente, ata thanënë mënyrë të prerë se kishin të bënin menjë trillim dhe shpifje shumë e madhe.Dikush mund të pyesë: “Përse Profeti a.s.mbajti qëndrim pezull për këtë çështje,duke filluar të pyeste, të kërkontemendim dhe të këshillohej për të? A nukishte ai më njeriu i ditur rrethmadhështisë së Allahut, rreth gradës sëlartë të tij tek Allahu i Lartësuar?! Pse ainuk bëri atë që bënë më të zgjedhurit esahabëve, kur thanë: “I Pastër je, o Zotiynë, nga çdo e metë! Kjo është një shpifjeshumë e madhe!” Atëherë, përgjigjja ekëtyre pyetjeve do të shpjegohej mefaktin se kjo ishte një sprovë e madhe përProfetin a.s. dhe për të gjithë umetin,deri në Ditën e Gjykimit. Allahu iMadhëruar e bëri këtë ngjarje shkak përtë zbuluar shumë urtësi të Tij tëmrekullueshme. Vetë sjellja e Profetit a.s.shpalosi shumë bukur Urtësinë e Allahutnë përcaktimin e asaj ngjarjeje. Me atësprovë Allahu i Madhëruar lartësoi disanjerëz dhe uli disa të tjerë. Atyre qëndoqën Udhën e Drejtë, Allahu iMadhëruar ua shtoi edhe më shumëudhëzimin dhe imanin, ndërsa tëpadrejtëve u shtoi veçse shkatërrim dhehumbje. Urtësia e Allahut përcaktoi qëShpallja hyjnore, në lidhje me çështjen, tëvonohej plot një muaj. Allahu i Lartësuarnuk i shpalli Profetit a.s. asgjë gjatë kësajkohe, me qëllim që urtësitë dhe planet etë Madhëruarit të plotësoheshin dhe tëdilnin në pah sa më mirë. Gjatë kësajperiudhe besimtarëve të sinqertë iushtua imani, për shkak të dëlirësisë dhedrejtësisë së tyre. Ata menduan veçsemirë për Allahun e Lartësuar, Profetina.s., familjen e tij dhe për besimtarët esinqertë. Ndërsa munafikët shtonin dita-ditës shpifjet dhe hipokrizinë e tyre.Allahu i Madhëruar, me anë të asajngjarjeje, u shfaqi qartë Profetit a.s. dhebesimtarëve, cilësitë e munafikëve,llumin që rrinte i fshehur brenda tyre. Meatë ngjarje, Allahu i Madhëruar e plotësoiedhe më shumë adhurimin që kërkonteprej të Sinqertës dhe prindërve të saj, uashtoi atyre mirësinë e Tij. Me atë ngjarjeu bë më e fortë lidhja dhe mbështetja etë Sinqertës dhe prindërve të saj tekAllahu i Lartësuar. Përkushtimi, varfëriadhe nevoja që kjo familje shfaqte ndajAllahut të Madhëruar, u bënë më tëspikatura dhe më të thella. Kjo familje eshfaqi më fort se kurrë mendimin e mirëpër Allahun, shpresën ndaj Tij, dhe mëshumë se kurrë ata i prenë shpresat prejkrijesave. Gjatë këtyre ditëve, bindja etyre se ndihma vjen vetëm prej Allahut,dhe nuk pritet kurrsesi dhe asgjë prejkrijesave, doli më e qartë dhe ndikuese.Të tilla ndjenja u shfaqën haptazi nëmomentin kur u shpall argumenti idëlirësisë së saj dhe kur prindërit i thanë:“Çohu dhe falendero Profetin!” Çfarë -tha Aisheja r.a.? Ajo tha: “Për Zotin, unënuk ngrihem për të shkuar tek ai, dhe nukfalënderoj asnjë tjetër veç Allahut tëMadhëruar! Vetëm Ai e solli dheargumentoi pastërtinë time.” Një ngaurtësitë që u fshehën në vonesënnjëmujore të shpalljes hyjnore, ishteedhe fakti që çështja të shqyrtohej dhe tëbëhej më e qartë, në mënyrë që, në fund,ata ta prisnin me dëshirë të madheshpalljen e Allahut për Profetin a.s.Vonesa ua shtoi padurimin. Përfytyrojenigëzimin, kënaqësinë, çlirimin dheqetësinë e përjetuar nga besimtarët, kurShpallja zbriti në çastin më të volitshëm.Shpallja zuri vend në shpirtin e tyre, ashtusi shiu në tokën e etur. Nëse Shpallja dotë zbriste që në fillesat e ngjarjes, shumënga këto mësime e urtësi nuk do tëshfaqeshin, por do të mbeteshin nën hije.Gjithashtu, Allahu i Madhëruar, duke enxjerrë Profetin e tij jashtë kësajçështjeje, dhe duke e marrë Vetëpërsipër mbrojtjen e tij dhe të familjes sëtij, tregoi gradën dhe vlerën e lartë tëProfetit a.s. dhe të familjes së tij. PraAllahu i Madhëruar, duke mos e lënë këtëçështje në dorë të Profetit a.s., iposhtëroi hapur armiqtë të Tij, pa qenë enevojshme që Profeti a.s. të fliste apo tëvepronte diçka. Pastaj, nuk ka dyshim, seqëllimi dhe pikësynimi i shpifjeve ishtevetë Profeti a.s., dhe nuk ishte me vendqë përgjigjja të kthehej nga vetë ai. Epërse duhet të dëshmonte ai përpastërtinë e saj, ndërkohë që kjo nukishte e nevojshme, për faktin e thjeshtëse ai kishte dije të mjaftueshme përpastërtinë dhe ndershmërinë e saj, dhekurrë nuk do të mendonte një gjë të keqepër të. Ai dhe ajo qëndronin shumë lart elarg atyre lloj bisedave. Për këtë arsye,kur ai u kërkoi shpifësve që të kërkoninndjesë, shtoi dhe tha: “Kush do tajustifikonte qëndrimin tim nëse do tëndëshkojë dikë që më ka munduar dukefyer familjen time? Vallahi, nga familjaime kam parë veçse hajër. Ata flasinkundër një burri, për të cilin unë di veçsetë mira, dhe i cili kurrë nuk ka hyrë nëfamiljen time ndryshe, por veç së bashkume mua.” Për Profetin a.s. kishteargumente dhe shenja që tregoninpastërtinë e të Sinqertës më shumë sesadinin muslimanët, por, si pasojë e durimittë tij të përsosur, qëndrueshmërisë së tij,butësisë që e karakterizonte, mendimit tëmirë për Zotin e tij, sigurisë së plotë dhebesimit të patundur që ai kishte te Zoti itij, ai heshti. Ai i dha hakun të gjithagradave të besimit; ai shpalosi tëpërsosur durimin e tij, qëndrueshmërinënë kohë sprove, mendimin e mirë përAllahun, derisa zbriti Shpallja, që do t’iaqetësonte shpirtin dhe do t’ia gëzontesytë dhe zemrën. Kjo sprovë e madhe,padyshim, ia ngriti lart gradat dhe vlerat etij dhe ia qartësoi të gjithë umetitrëndësinë dhe kujdesin e madh që Allahui Madhëruar tregonte për profetët e tij tëzgjedhur dhe të dashur. Pas zbritjes sëajeteve që flisnin për pafajësinë dhepastërtinë e Aishes, Profeti a.s. urdhëroitë ndëshkoheshin ata që shfaqën haptazishpifjen. Për shpifësit që akuzojnë femrate dëlira për imoralitet, dënimi ipërcaktuar me ligj ishte 80 goditje mekamzhikë. Megjithatë, munafiku Ibn UbejIbn Seluli, edhe pse ishte koka dheorganizuesi i gjithë kësaj sprove dhebelaje, nuk e mori këtë dënim, dhe kjopër shumë arsye. Disa thonë se, meqëndëshkimet që parashikon Sheriati janëpër të pastruar të dënuarit nga pesha efajit, që në këtë jetë, atëherë i poshtri IbnUbej nuk ishte nga ata që e meritonte njënder dhe mirësi të tillë. Allahu i Lartësuare kërcënoi atë për një ndëshkim të madhnë jetën tjetër, gjë që i mjaftonte shumëmirë në vend të kamzhikëve. Sipas njëshpjegimi tjetër, shkak për këtë ishte faktise ky munafik, në të vërtetë, shpifte etrillonte dhe i shpërndante ato në formapyetjesh dhe aludimesh, në mënyrë që tëtjerët të kuptonin atë që ai dëshirontedhe që rrjedhimisht, askush të mosmundej të dëshmonte kundër tij se kishtetrilluar. Kështu pra, munafiku i poshtërshpifte duke përdorur forma tepër tëmaskuara. Një mendimi tjetër thotë sendëshkimi zbatohet vetëm pas pranimittë fajit nga i pandehuri ose në prani tëfakteve dhe dëshmive që vërtetojnë fajin,faktorë që asnjëri nuk u plotësua tek ai.Ai nuk pranoi ndonjëherë se kishteshpifur dhe askush nuk dëshmoi kundërtij, sepse trillimet ai i lëshonte hapurvetëm kur ishte mes shokëve të tij tëbesës dhe jo mes besimtarëve. Gjithashtuthuhet që e drejta për të kërkuar shpagimpër shpifjen, është e drejtë që i takonnjeriut kundër të cilit shpifet, kështuqë kudënim jepet veçse kur e kërkon idëmtuari. Por edhe nëse do të pranonimse ndëshkimi i shpifësit është një detyrimkarshi Allahut të Lartësuar, çka do tëthotë se nuk mund të mënjanohet,përsëri shpagimi duhet kërkuardomosdoshmërisht nga njeriu kundër tëcilit është shpifur, dhe dihet që Aishejanuk kërkoi të ndëshkohej Ibn Ubeji. Disatë tjerë kanë thënë që ndëshkimi kundërtij u la për hir të një dobie më të madhesesa ekzekutimi i ndëshkimi ndaj tij. Në tënjëjtën mënyrë Profeti a.s. ka vepruar meIbn Ubejin dhe në rastet kur ka shfaqurhaptazi dyfytyrësinë në lidhje me fenë, emadje disa herë ka merituar vrasjen. Aika merituar të vritet disa herë për fjalëtqë thoshte, por, për shkak të famës dhepozitës që gëzonte mes fisit të tij, ishtemë e dobishme që të mos ndodhnin këtondëshkime. Kjo bëhej, me qëllim që fisi itij të afrohej edhe më shumë në Islam,dhe jo të largohej i nxitur nga urrejtja dhehakmarrja që mund të shkaktonte vrasjae një përfaqësëuesi të elitës së tyre.Megjithatë, ndoshta ndëshkimi i tij u lapër të gjitha këto arsye të marra sëbashku. Ata që u gjykuan dhe që e morëndënimin sipas ligjit, ishin Mistah IbnEthathe, Hasan Ibn Thabiti dhe Hamnete,e Bija e Xhahshit. Këta ishin besimtarë tësinqertë, prandaj ky ndëshkim u shërbeusi pastrim dhe si shlyerja e fajit që në këtëdynja. Ndërsa Abdullah Ibn Ubeji atëherëu la sepse nuk i ishte i denjë për atëpastrim.Besimi i lartë i Aishes
Kur zbriti ajeti i pafajësisë e pastërtisë sëAishes, prindërit e saj i thanë: “Çohu dheshko te Profeti a.s.” Ajo u përgjigj:“Vallahi, nuk ngrihem unë për të shkuartek ai, dhe nuk falënderoj asnjë tjetër veçAllahut të Madhëruar!” Kush meditonthellë rreth fjalës së Aishes, e kupton seajo kishte një njohje të thellë rreth Zotittë saj dhe një imantë fuqishëm, tëpatundur. Ajo e kishte kuptuar mirëfaktin se të gjitha mirësitë vinin vetëmnga Zoti i saj. Ajo e konsideronte Allahunsi të vetmin që meritonte lavdërimin dhemirënjohjen e saj. Sa i fuqishëm delpersonaliteti i saj dhe me dinjitet ajo embron pafajësinë dhe pastërtinë e saj!Me dinjitetin e saj, ajo tregon se ajo nukka bërë asgjë që ta paraqesë veten sidikush që ka bërë ndonjë faj dhe që kanevojë të rregullojë marrëdhëniet medikë. Ajo, duke pasur siguri të plotë nëdashurinë e madhe që gëzonte nëzemrën e Profetit a.s., i tha ato fjalë sishprehje e dinjitetit, me një nuancëpërkëdhelije të atij që ka të drejtë.Subhan-Allah! Sa shumë u shtua dashuriae Profetit a.s. për të, kur ajo tha plotdinjitet: “Nuk falënderoj asnjë tjetër, veçAllahut. Ai dhe vetëm Ai e qartësoipastërtinë dhe pafajësinë time!” Subhan-Allah! Sa i madh ishte durimi dheqëndrueshmëria e personalitetit të saj,në qëndrimin që mbajti, kur mendon seProfeti a.s. ishte njeriu më i dashur i saj,dhe durimi larg tij ishte ipapërballueshëm! Të mendosh se zemrae të dashurit të saj qëndroi për një muajlarg, dhe në momentin që ajo zemër ukthye e përmalluar dhe më e dashuruarse kurrë për të, ajo, me atë personalitetdhe dinjitet të jashtëzakonshëm, nuknxitoi të ngrihet dhe të shkonte tek ai!Gëzimi që i jepte kënaqësia e Profetit a.s.,afërsia dhe dashuria për të ishin shumëtë mëdha, por qëndrueshmëria,vetëpërmbajtja dhe durimi i saj ishin tëhabitshme." Shkëputur nga "Zad elMead" vëll