Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nur — Ajet 15 (Shqip) — Video

En-Nur • Ajet 15 nga 64 • Shqip


إِذْ تَلَقَّوْنَهُ بِأَلْسِنَتِكُمْ وَتَقُولُونَ بِأَفْوَاهِكُمْ مَا لَيْسَ لَكُمْ بِهِ عِلْمٌ وَتَحْسَبُونَهُ هَيِّنًا وَهُوَ عِنْدَ اللَّهِ عَظِيمٌ 15
Përkthim:
kur atë (shpifjen) e përcillnit me gjuhët tuaja dhe flisnit me gojët tuaja atë për të cilën nuk kishit dijeni, ju këtë e merrnit për cikrrim, por te Perëndia – kjo është (çështje) e madhe. En-Nur 24:15
Tefsiri:

Dhe ju e përcillnit atë

(shpifjen)

me gjuhën tuaj dhe flisnit për diçka për të cilën nuk kishit kurrfarë dijeje. -

Ky është shkaku që edhe disa besimtarë u përfshinë në këtë thashethem të madh. Ata e menduan si diçka të vogël të folurit në këtë çështje. Megjithatë, Allahu i Madhëruar ua mundësoi të pendoheshin për këtë.

Dhe ju e mendonit atë si diçka të vogël, por tek Allahu ajo është e madhe. -

Ky është një kërcënim i madh dhe një ndalesë shumë e fortë nga ky lloj gjynahu, që shumë njerëz nuk i kushtojnë rëndësi. Çdokush duhet të dijë se nënvlerësimi i një gjynahu dhe të menduarit e tij si diçka e vogël nuk sjell ndonjë lehtësim dhe as nuk e zvogëlon atë gjynah, madje përkundrazi, e zmadhon edhe më shumë gjynahun. Njeriu ndoshta mund ta shohë si të lehtë, prandaj i kthehet disa herë atij gjynahu.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nur • Ajet 14 E ardhshme En-Nur • Ajet 16