Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nur — Ajet 16 (Shqip) — Video

En-Nur • Ajet 16 nga 64 • Shqip


وَلَوْلَا إِذْ سَمِعْتُمُوهُ قُلْتُمْ مَا يَكُونُ لَنَا أَنْ نَتَكَلَّمَ بِهَٰذَا سُبْحَانَكَ هَٰذَا بُهْتَانٌ عَظِيمٌ 16
Përkthim:
Përse – kur e dëgjuat (shpifjen) – nuk thatë: “Nuk është për ne – të flasim për këtë”. Ti je i lavdëruar (Zot)! Kjo është shpifje e madhe! En-Nur 24:16
Tefsiri:

E përse vallë, kur e dëgjuat atë

(shpifjen)

, nuk thatë: “Nuk është mirë të flasim për këtë. -

Kur të dëgjonit këtë shpifje të madhe, ju duhet ta refuzonit prerë e të thoshit: “Nuk është mirë të flasim për këtë." Nuk është aspak e denjë për ne që të flasim për një gjë kaq të ulët. Është e qartë që kjo është shpifje, sepse imani e ndalon besimtarin të bëjë poshtërsi të tilla.

I Dëlirë je Ti

(o Zot)

. Kjo është një shpifje, vërtet e madhe.”-

Është e qartë që kjo është një shpifje, prandaj ne nuk bëhemi kurrësesi pjesë e saj.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nur • Ajet 15 E ardhshme En-Nur • Ajet 17