Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nur — Ajet 17 (Shqip) — Video

En-Nur • Ajet 17 nga 64 • Shqip


يَعِظُكُمُ اللَّهُ أَنْ تَعُودُوا لِمِثْلِهِ أَبَدًا إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ 17
Përkthim:
Perëndia ju këshillon (duke ua tërhequr vërejtjen), që të mos përsëritni kurrë më diçka të ngjashme, nëse jeni besimtarë, En-Nur 24:17
Tefsiri:

Allahu ju këshillon që një sjellje e tillë të mos përsëritet kurrë,... -

Allahu i Lartësuar ju urdhëron dhe porosit që kurrë të mos i ktheheni një gjynahu të tillë, kurrë të mos akuzoni e shpifni kundër besimtarëve dhe nderit të tyre! Sa të mrekullueshme janë porositë e Zotit tonë! Ne duhet t’i pranojmë ato me zemër të hapur e të kënaqur dhe me përunjësi t’i zbatojmë! Ne duhet të dorëzohemi e të jemi mirënjohës për të tilla ligje e qartësime nga Zoti ynë: "Vërtet, sa të mrekullueshëm janë urdhrat që ju jep Ai! Allahu dëgjon dhe sheh si veproni." [Nisa 58]. Pastaj thotë Zoti:

...nëse jeni besimtarë

(të vërtetë). - Kjo tregon se imani i sinqertë e ndalon besimtarin që të bëjë harame e t’u bëjë bisht detyrave të Zotit të tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nur • Ajet 16 E ardhshme En-Nur • Ajet 18