Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nur — Ajet 24 (Shqip) — Video

En-Nur • Ajet 24 nga 64 • Shqip


يَوْمَ تَشْهَدُ عَلَيْهِمْ أَلْسِنَتُهُمْ وَأَيْدِيهِمْ وَأَرْجُلُهُمْ بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ 24
Përkthim:
Atë Ditë që do të dëshmojnë kundër tyre – gjuhët e tyre, dhe duart e tyre, dhe këmbët e tyre për atë që kanë punuar ata; En-Nur 24:24
Tefsiri:

Ditën, kur kundër tyre do të dëshmojnë gjuhët e tyre, duart e tyre dhe këmbët e tyre për atë që kanë bërë. -

Ky ndëshkim do të jetë Ditën e Gjykimit. Çdo gjymtyrë dhe pjesë e trupit do të dëshmojë për çfarë ka bërë. Atë ditë Allahu do t’i japë mundësinë çdo gjëje që të flasë dhe të dëshmojë. Askush nuk do të mund të refuzojë apo mohojë gjë prej veprave të veta, sepse Allahu do të bëjë drejtësi absolute. Madje, dëshmitë do të vijnë nga vetë ata dhe gjymtyrët e tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nur • Ajet 23 E ardhshme En-Nur • Ajet 25