Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nur — Ajet 25 (Shqip) — Video

En-Nur • Ajet 25 nga 64 • Shqip


يَوْمَئِذٍ يُوَفِّيهِمُ اللَّهُ دِينَهُمُ الْحَقَّ وَيَعْلَمُونَ أَنَّ اللَّهَ هُوَ الْحَقُّ الْمُبِينُ 25
Përkthim:
atë Ditë Perëndia do t’ju plotësojë dënimin e merituar dhe do ta dijnë ata, se Perëndia, është e vërteta e qartë. En-Nur 24:25
Tefsiri:

Atë ditë Allahu do t'ua japë të plotë

(gjithë)

shpërblimin e merituar. -

Do t’ua japë me drejtësi, barazi dhe të plotë shpërblimin për veprat e tyre.

Dhe ata e dinë mirë se Allahu është i Vërteti i Qarti. -

Në atë ditë të vështirë dhe të madhe, ata do ta mësojnë mirë se Allahu është e vërteta e qartë, Ai është i vetmi Zot i adhuruar me meritë, cilësitë e Tij madhështore janë të vërteta, veprat e Tij të drejta janë të vërteta, adhurimi i dedikuar Atij është i vërtetë, takimi me Të është i vërtetë, premtimet dhe kërcënimet e Tij janë të vërteta, ligji i tij i Sheriatit dhe ligji i shpërblimit e ndëshkimit janë të vërtetë. Domethënë, e vërteta është e kufizuar veçse tek Allahu dhe në atë që ka ardhur prej Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nur • Ajet 24 E ardhshme En-Nur • Ajet 26