Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nur — Ajet 47 (Shqip) — Video

En-Nur • Ajet 47 nga 64 • Shqip


وَيَقُولُونَ آمَنَّا بِاللَّهِ وَبِالرَّسُولِ وَأَطَعْنَا ثُمَّ يَتَوَلَّىٰ فَرِيقٌ مِنْهُمْ مِنْ بَعْدِ ذَٰلِكَ ۚ وَمَا أُولَٰئِكَ بِالْمُؤْمِنِينَ 47
Përkthim:
E, hipokritët thonë: “Na kemi besuar Perëndinë dhe Pejgamberin dhe kemi qenë të përulur”. E, pastaj, u shmangën disa prej tyre (pasi e thanë këtë). E, këta (në të vërtetë), nuk janë besimtarë. En-Nur 24:47
Tefsiri:
Ata (hipokritët)

thonë: “Ne besojmë në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij dhe u bindemi.". -

Allahu i Madhëruar na njofton rreth gjendjes së keqbërësve, atyre që në zemra kanë sëmundje dhe iman të dobët ose kanë paqartësi, dyshime e mungesë diturie. Me gjuhët e tyre deklarojnë se kanë iman në Allahun dhe se i binden Atij, por pastaj nuk e zbatojnë atë që thonë me gojën e tyre.

Por më pas, një grup prej tyre mbrapsen. -

Një pjesë prej tyre i kthejnë shpinën bindjes ndaj Zotit dhe i kalojnë kufijtë e Tij. Madje bëjnë shkelje të rëndë, sepse këtë tregon fjala e Zotit, kur i përshkruan ata:

Këta nuk janë

(vërtet)

besimtarë. -

Ai që i kthen shpinën dhe e shpërfill bindjen ndaj Zotit, shpesh mund ta bëjë këtë me nijetin për t’iu kthyer përsëri rrugës së drejtë. Por ai që i kthen shpinën sepse është mu’rid - rrefuzues, ai e braktis rrugën për të mos u kthyer më kurrë. Ai as që ia hedh më sytë rrugës që braktis dhe i kthen shpinën. Kjo gjendje u shkon shumë për shtat disave që pretendojnë se e besojnë dhe i binden Allahut. Por, në fakt, këta janë me iman të dobët dhe i sheh që nuk kryejnë shumë adhurime, sidomos ato lloj adhurimesh që janë të vështira për nefsin, si dhënia e zekatit, shpenzimet e detyrueshme ose të pëlqyeshme, xhihadi në rrugën e Zotit etj.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nur • Ajet 46 E ardhshme En-Nur • Ajet 48