Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nur — Ajet 48 (Shqip) — Video

En-Nur • Ajet 48 nga 64 • Shqip


وَإِذَا دُعُوا إِلَى اللَّهِ وَرَسُولِهِ لِيَحْكُمَ بَيْنَهُمْ إِذَا فَرِيقٌ مِنْهُمْ مُعْرِضُونَ 48
Përkthim:
Dhe, kur të thirrën te Perëndia dhe Pejgamberi i Tij, që t’i gjykojë në mes tyre, një grup nga ata shmangët; En-Nur 24:48
Tefsiri:

E, kur thirren që ndërmjet tyre të gjykojë Allahu dhe i Dërguari i Tij, një grup prej tyre nuk i përgjigjen ftesës. -

Kur ndodh që mes tyre e dikujt të kërkohet zbatimi i ligjit të Zotit, "... një grup prej tyre nuk i përgjigjen ftesës." Ata e refuzojnë me forcë dhe kërkojnë që të gjykojnë me ligjet e injorancës paraislamike. Ata preferojnë ligje e gjykime të tjera e jo Sheriatin e Zotit, sepse janë të bindur se e drejta është në anën e tyre dhe, sipas tyre, Sheriati duhet të përputhet me këtë “të drejtë”.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nur • Ajet 47 E ardhshme En-Nur • Ajet 49