Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nur — Ajet 49 (Shqip) — Video

En-Nur • Ajet 49 nga 64 • Shqip


وَإِنْ يَكُنْ لَهُمُ الْحَقُّ يَأْتُوا إِلَيْهِ مُذْعِنِينَ 49
Përkthim:
vetëm nëse dinë që drejtësia është në anën e tyre, ata vijnë përulshëm (me shpëjtim). En-Nur 24:49
Tefsiri:

Por, nëse

(në atë gjykim)

e drejta u takon atyre, ata i shkojnë atij krejt të bindur e me respekt. -

Kur e drejta është në anën e tyre e gjykimi i Sheriatit i përkon dëshirës së tyre, ata kërkojnë me forcë Sheriatin. Por, në fakt ata e zgjedhin këtë jo se është gjykimi i Sheriatit, por sepse u shkon sipas dëshirave të tyre. Në këtë rast, ata nuk janë të lëvdueshëm për këtë gjykim, edhe pse pranojnë ta zbatojnë, sepse robi i drejtë dhe besimtar është ai që e ndjek dhe i nënshtrohet së vërtetës dhe të drejtës sido që ajo të jetë, pro edhe kundër tij, edhe kur e gëzon edhe kur e trishton. Ndërsa ata që e ndjekin Sheriatin veçse kur u shkon e përkon dëshirave të tyre dhe e refuzojnë kur nuk u shkon pas tyre, dhe atëherë parapëlqejnë dëshirën kundrejt Sheriatit të Zotit, këta nuk janë adhurues të vërtetë të Zotit. Duke i qortuar ata për refuzimin e gjykimit të Sheriatit të Tij, Allahu i Madhëruar thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nur • Ajet 48 E ardhshme En-Nur • Ajet 50