Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nur — Ajet 7 (Shqip) — Video

En-Nur • Ajet 7 nga 64 • Shqip


وَالْخَامِسَةُ أَنَّ لَعْنَتَ اللَّهِ عَلَيْهِ إِنْ كَانَ مِنَ الْكَاذِبِينَ 7
Përkthim:
(Betimi) i pestë është të ndjellë mallimin e Perëndisë ndaj vetes, nëse ai ka gënjyer. En-Nur 24:7
Tefsiri:

…ata duhet të betohen katër herë në Allahun se po thonë solemnisht të vërtetën. -

Burri duhet të deklarojë katër herë se thotë të vërtetën në dëshminë e tij, pra, se gruaja e vet ka bërë imoralitet (marrëdhënie intime jashtëmartesore). Ai duhet të thotë katër herë: “Dëshmoj para Zotit se them të vërtetën në akuzën time kundër saj për imoralitet!”

Dhe për herë të pestë ai duhet të thotë: "Mallkimi i Allahut qoftë mbi mua nëse po them gënjeshtër!" -

Në herën e pestë, përveç asaj që thuhet në katër herët e para, shton mallkimin mbi veten, nëse gënjen. Pasi përfundon këtë lutje për mallkim, atëherë ai nuk ndëshkohet si shpifës. Kjo kuptohet nga ajetet. Nëse ai e tregon edhe burrin me të cilin gruaja ka bërë zina, edhe ai do të gjykohet në varësi të dëshmisë ose jo të gruas. Nëse gruaja nuk e pranon akuzën ndaj saj, atëherë ajo nuk dënohet (e po kështu edhe dënimi i atij burrit që akuzohet se bëri imoralitet). Por nëse gruaja nuk pranon të bëjë dëshmitë njëlloj si bashkëshorti i saj, a dënohet ajo me gurë, duke marrë për bazë betimet e burrit dhe mosbetimin e saj, apo dënohet me burgosje të përjetshme? Dy janë mendimet e dijetarëve. Por faktet tregojnë se ajo duhet të dënohet me masën e përcaktuar për imoralitetin nga Sheriati e jo me burgosje të përjetshme. Këtë e mbështet edhe fjala e Allahut të Madhëruar:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nur • Ajet 6 E ardhshme En-Nur • Ajet 8