Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nur — Ajet 8 (Shqip) — Video

En-Nur • Ajet 8 nga 64 • Shqip


وَيَدْرَأُ عَنْهَا الْعَذَابَ أَنْ تَشْهَدَ أَرْبَعَ شَهَادَاتٍ بِاللَّهِ ۙ إِنَّهُ لَمِنَ الْكَاذِبِينَ 8
Përkthim:
E, ajo do të kursehet nga dënimi, nëse katër herë betohet në Perëndinë, se ai (burri i saj), me të vërtetë, është, nga gënjeshtarët, En-Nur 24:8
Tefsiri:

Ndërsa gruaja e akuzuar mund ta largojë dënimin nga vetja e saj, duke u betuar katër herë në Allahun se ai

(i shoqi)

gënjen. -

Nga ajetet kuptohet se dënimi, të cilin gruaja e largon nga vetja, është pikërisht dënimi për imoralitetin. Kjo mund të bëhet: "... duke u betuar katër herë në Allahun se ai (i shoqi) gënjen." Pra, kjo është e vetmja rrugë për të larguar dënimin nga vetja e saj. Edhe ajo duhet të deklarojë katër herë se burri gënjen.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nur • Ajet 7 E ardhshme En-Nur • Ajet 9