Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Furkan — Ajet 12 (Shqip) — Video

El-Furkan • Ajet 12 nga 77 • Shqip


إِذَا رَأَتْهُمْ مِنْ مَكَانٍ بَعِيدٍ سَمِعُوا لَهَا تَغَيُّظًا وَزَفِيرًا 12
Përkthim:
Kur t’i vërejë ai (xhehennemi) prej një largësie (ata ia ndiejnë) gurgullimën dhe gërhamën, El-Furkan 25:12
Tefsiri:

Kur ai

(Xhehenemi)

t'i shohë ata

(mohuesit e Zotit)

prej një vendi të largët, ata do të dëgjojnë furinë

(e xhehenemit)

dhe zërin e tij

(të tmershëm). - Që para se të hyjnë në të dhe para se Xhehenemi t’i gllabërojë, ata do t’ia dëgjojnë zhurmën, që shpërthen si zemërim kundër tyre. Nga ajo zhurmë do t’u dridhen zemrat dhe mbushen me tmerr shpirtrat. Ata do të vdisnin nga tmerri që i pushton, por nuk ka më vdekje. Zjarri është zemëruar për shkak të zemërimit të Allahut. Flakërimi i tij shtohet për shkak të mohimit dhe ligësisë së tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Furkan • Ajet 11 E ardhshme El-Furkan • Ajet 13