Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Furkan — Ajet 13 (Shqip) — Video

El-Furkan • Ajet 13 nga 77 • Shqip


وَإِذَا أُلْقُوا مِنْهَا مَكَانًا ضَيِّقًا مُقَرَّنِينَ دَعَوْا هُنَالِكَ ثُبُورًا 13
Përkthim:
e kur të hudhen në një vend të ngushtë të tij, të lidhur duarsh, e thirrin aty – shkatërrimin (e vet). El-Furkan 25:13
Tefsiri:

E kur të flaken në të, në një vend të ngushtë të lidhur në pranga

(zjarri)

, aty do të luten për shkatërrimin e tyre

(do luten për t'u asgjësuar). - Gjatë kohës kur ata të jenë duke u ndëshkuar, në mes të zjarrit do të përjetojnë me një dhimbje mbytëse ngushtinë e vendit, të ndëshkimit të ashpër dhe prangave e zinxhirëve, që do t’ua marrë frymën. Kur të arrijnë në atë vend të ngushtë dhe torturues, pikërisht atje: "... do të luten për shkatërrimin e tyre." Do të luten e mallkojnë veten për poshtërim e shkatërrim përfundimtar, se tashmë e dinë mirë se kanë qenë të padrejtë dhe urryes të së vërtetës. Ky është një ndëshkim mëse i drejtë nga Krijuesi i tyre. Ai i vendos në atë vend ndëshkimi që e meritojnë me veprat e tyre. Megjithatë, lutjet e përgjërimet nuk kanë për t’i ndihmuar aspak që t’i shpëtojnë nga ndëshkimi i Allahut:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Furkan • Ajet 12 E ardhshme El-Furkan • Ajet 14