Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Furkan — Ajet 43 (Shqip) — Video

El-Furkan • Ajet 43 nga 77 • Shqip


أَرَأَيْتَ مَنِ اتَّخَذَ إِلَٰهَهُ هَوَاهُ أَفَأَنْتَ تَكُونُ عَلَيْهِ وَكِيلًا 43
Përkthim:
A e ke parë ti atë, që epshin e vet e ka marrë për hyjni? A don t’i bëhesh mbrojtës atij? El-Furkan 25:43
Tefsiri:

A e ke parë ti atë, që si të adhuruarin e tij ka zgjedhur pasionin e vet? -

A nuk çuditesh nga gjendja dhe humbja ku ai është zhytur? Por ajo që është më e çuditshme është fakti se një i tillë e gjykon veten sikur është në gradat më të larta.

Mos vallë, ti do të bëhesh mbrojtës për të?! -

Pra, ti nuk mund të jesh imponues dhe përgjegjës për ta. Detyra jote është vetëm qortimi e këshillimi i qartë. Në fakt, ti e ke kryer detyrën tënde dhe tashmë llogaria e tij është tek Zoti.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Furkan • Ajet 42 E ardhshme El-Furkan • Ajet 44