Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Furkan — Ajet 44 (Shqip) — Video

El-Furkan • Ajet 44 nga 77 • Shqip


أَمْ تَحْسَبُ أَنَّ أَكْثَرَهُمْ يَسْمَعُونَ أَوْ يَعْقِلُونَ ۚ إِنْ هُمْ إِلَّا كَالْأَنْعَامِ ۖ بَلْ هُمْ أَضَلُّ سَبِيلًا 44
Përkthim:
A, emdpm to se shumica e tyre dëgjojnë dhe kuptojnë? Ata janë vetëm si shtazë. Jo, ata janë (edhe më të këqinj, meqë janë) të humbur edhe më shumë. El-Furkan 25:44
Tefsiri:

A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata janë si bagëti. Madje ata janë edhe më të humbur nga Udha e Drejtë. -

Allahu i Madhëruar na tregon edhe një aspekt tjetër të humbjes së tyre: faktin që Ai i ka privuar nga aftësia për të dëgjuar dhe logjikuar të mirën. Ai i përgjason ata, në aspektin e humbjes dhe devijimit të tyre, me bagëtitë, të cilat dëgjojnë veçsen zëra dhe thirrje. Ata janë shurdhë, memecë e të verbër, që nuk logjikojnë aspak. Madje ata janë edhe më të humbur se bagëtitë, sepse ato të paktën i drejton bariu dhe ato marrin udhën që ai u tregon, duke u ruajtur nga rreziqet. Gjithashtu, përfundimi i tyre është më i paqtë sesa i këtyre të mjerëve. Nga të gjitha këto kuptohet qartë se ai që shpif dhe nënçmon Profetin e Zotit e meriton vërtet për t’u përçmuar dhe përshkruar me të tilla cilësi të ulta. Madje çdo bagëti është në gjendje më të mirë sesa të tilë njerëz të humbur.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Furkan • Ajet 43 E ardhshme El-Furkan • Ajet 45